Futboll Sport

Një gjerman do të gjykojë gjysmëfinalen e Championsit

Do të jetë Felix Brych gjyqtar i Liverpool-Roma, gjysmëfinalja e parë e Champions League, e programuar të martën në mbrëmje në “Anfield Road”.

Për gjyqtarin nga Gjermania, që do të marrë pjesën edhe në Kupën e Botës në Rusi, do të jetë prania e dytë në stadiumin e “të kuqve”, pasi në muajin e kaluar gjykoi fitoi 3-0 ndaj City në ndeshjen e parë çerekfinale.

Kurioz është fakti se kjo do të jetë ndeshja e tretë për avokatin që gjykon Liverpoolin, sepse ai ishte arbitër edhe në sfidën e fazës me grupe në Champions League, ku ekipi i Klopp barazoi 3-3 ndaj Sevillas, edhe pse kryesonte 3-0.

Ai e ka gjykuar vetëm një herë Romën, në barazimin 1-1 ndaj CSKA Moskë, në Rusi, në fazën me grupe të Champions League 2014-2015.

Brych nuk i sjell shumë fat italianëve duke qenë se ishte ai gjyqtari i finales së Cardifit, ku Juventus u mposht nga Real Madrid.

Ndeshja e fundit e ekipeve italiane që ai ka gjykuar ka qenë Juventus-Tottenham 2-2.

Related posts

TIRANA-LAÇI/ Plas keq sherri në Tunel, ja si u godit sulmuesi (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET DUELI PAS 45 MUAJSH/ Ja kush e motivon Partizanin në Ballsh

Delo.autor

“DUA TË ARRIJ…”/ I qartë dhe aspak modest, Van Dijk shpall objektivin “historik” me Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment