Futboll Sport

“LAUTARO ËSHTË SHUMË I FORTË DHE ME TË ARDHME TË MDHE”/ Higuain: Kalimi në Argjentinë? Nuk rikthehem tek…

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Juventus, Gonzalo Higuain, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij dhe sa e rishikon ai një rikthim në klubin argjentinas River Plejt, ku nisi karrierën dhe karrierën futbollistike.

Argjentinasi, i cili aktualisht luan si sulmues në ekipin amerikan të futbollit, Majemi, e përjashtoi një rikthim tek River Plejt pasi sipas tij është në një moshë ku kërkon të fitojë eksperienca të reja.

Një kthim në Argjentinë? Me gjithë respektin dhe dashurinë që kam për River Plate them se nuk do të ndodhë. Unë jam 33-vjeç, kam luajtur shumë vite në nivelin më të lartë dhe nën presion dhe tani unë dua të fitoj përvojë në kampionatin amerikan të futbollit “.

Gjithashtu “El Pipita”, foli dhe për sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez, duke e cilësuar atë si një sulmues të fortë me të ardhme të madhe :

“Ai ka të gjitha cilësitë për të qenë 9-ta i kombëtares argjentinase për shumë vite.  Ai është shumë i fortë dhe po rritet mire. Unë u njoha shumë më shumë në Evropë sesa në ekipin kombëtar. Ndoshta duhej të fitonim për t’u njohur, por ajo që arritëm ishte akoma e rëndësishme, 3 finale nuk janë të lehta për t’u fituar”, u shpreh Higuain.

Related posts

“NA LARGUAN ME HELIKOPTER”/ Flet mbrojtësi Mavraj: Ndeshja me Serbinë ishte më shumë se luftë

Delo.autor

ZYRTARE/ Renditja e re e FIFA-s, ja çfarë ndodh me Shqipërinë (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Champions Qarabag-Partizani. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment