Futboll

Një tjetër armik për Maradonën, çfarë ka bërë Sampaoli?

Diego Armando Maradona sulmon argjentinasin e radhës nga bota e futbollit. Ai është trajneri i kombëtares Jorge Sampaoli. Sipas legjendës së futbollit albiçeleste, tekniku aktual i përfaqësueses e përdori atë për të marrë pikërisht këtë detyrë.

“Sampaoli më tradhtoi. Kur Argjentina fitoi Kupën Davis, ai më tha se dëshironte që të organizonte një ceremoni vlerësimi për mua në Sevilla dhe pastaj të flisnim për futboll. I thashë ‘po’, por duket se ai kishte diçka tjetër në kokë. Nuk kishte për qëllimtë fliste me Maradonën por t’i afrohej stolit të kombëtares”, u shpreh “El Pibe de oro”.

Ai vazhdon me sulmin ndaj Sampaoli-t. “Ai ka një arsenal me bashkëpunëtore dhe kërkon që të shpjegojë se topi është i rrumbullakët por ne të botës së futbollit nuk kujtojmë asnjë gol të Sampaoli-t dhe nëse sot e respektojnë është falë asaj që kemi bërë ne me Argjentinën”.

Por në shënjestrën e Maradonës, i cili u intervistua nga CNN latin është edhe presidenti i federatës së futbollit të vendit, Tapia.

“Gjithnjë e më keq po shkon. Ne larguam Grondona-n dhe morëm atë. Kishte ardhur që të fliste me mua në Dubai, ramë dakord, dhe pastaj shoi të takonte Sampaoli-n, duke treguar mungesë respekti për shumë vetë.”

Në fund,legjenda argjentinase e futbollit kalon te politika. Ai e ka me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, për politikat e ndjekura. “Më dhemb shumë që shumë njerëz nuk arrijnë që të kenë para deri në fund të muajit. Më dhemb që një president në vend që të mendojë për populli e vet, bashkëpunon me Trump. Pres nga një moment në tjetrin që flamuri amerikan të zërë vendin e e atij argjentinas”, përfundoi Maradona.

Futbollisti më i famshëm i Argjentinës gjithnjë shkakton polemika me deklaratat e tij në lidhje me personazhet e ndryshme të botës së futbollit, si brenda Argjentinës, ashtu edhe në botë. Ai është një nga personazhet më të dashura të publikut, për mënyrën e tij origjinale të të menduarit.

Related posts

KUKËSI PUBLIKON AXHENDËN/ Ja kur do të prezantohet trajneri i ri…

Delo.autor

SPEKTAKËL NË SERIE A/ Shikoni SUPER GOLIN që ka shënuar VETERANI i Genoas (VIDEO)

Delo.autor

PRITET ATMOSFERË “SPORTIVE”/ Ibra shkon në Sanremo me partneren e sulmuesit të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment