Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Paratë e arabëve çojnë Xherdan Shaqirin tek klubi i Premier League…

Klubi i Newcastle, sipas “Daily Mail”,  ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një përforcim i mundshëm gjatë kësaj vere, duke shfrytëzuar faktin që shqiptari i Liverpoolit ka gjetur shumë pak hapësira te “The Reds”.

Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, u mor si alternativë e krahut të majtë nga Jurgen Klopp dy vite më parë. Ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Championsin.

Sezoni aktual rezultoi i komplikuar për futbollistin nga Gjilani, i cili është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje. Për herë të fundit u fut si zëvendësues në minutën e 89-të kundër Tottenhamit me 11 janar.

Roma dhe Sevilla e kërkuan Shaqirin gjatë dritares së janarit, por Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta linte 28-vjeçarin në formë huazimi, pasi ishte ende në garë në tri fronte dhe mendonte se do t’i vlente në një moment të veçantë.

Në merkaton e verës Newcastle duket se nuk do të ketë konkurrentë për kartonin e Shaqirit, pasi nuk do t’i mungojnë paratë që parashikohet të vijnë nga sheikët arabë.

Shaqiri, i cili i kushtoi Liverpool 13.5 milionë stërlina, ka edhe tri vite kontratë, por ai pritet të jetë në merkato, pasi Liverpool nënshkroi me Takumi Minamino në janar nga Red Bull Salzburg.

Related posts

Kessie: “Jam më i fortë se Gattuso!”

Q.Autor

Real Madrid arrin marrëveshje me Sadio Manen

Sadik.Autor

“THE GUARDIAN”/ Publikohet lista, ja 10 lojtarët më të mirë për vitin 2019. Kryeson Messi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment