Champions League Futboll Sport

Real Madrid-Bayern; “Galaktikët” duan një “Bernabéu” të nxehtë dhe… shpërthyes

“Santiago Bernabeu” ka për të na inkurajuar si kurrë më parë”, – tha Zidane të shtunën, duke folur për atmosferën që dëshironi nesër, kundër Bayernit”. “Kjo është loja e vitit”, – ka shtuar trajneri francez, që i fton tifozët për të shijuar një natë magjike, duke e shtyrë Real Madridin drejt finales së tretë të njëpasnjëshme.

Ambienti është i garantuar. Me biletat e shitura një javë më parë dhe me një tipografi spektakolare prej 80.000 kartash të përgatitura, “Bernabeu” do të paraqesë një imazh mbresëlënës. Por, lojtarët dhe trajneri duan më shumë. Ata duan një “Bernabeu” që impresionon Bayernin nga minuta e parë dhe i inkurajon në mënyrë të palodhur gjatë 90 minutave të lojës.

“Atmosfera duhet të jetë ferr për kundërshtarin”, – është kërkesa e skuadrës për tifozët madrilenë, duke premtuar të festojnë së bashku një fakt historik: finalen e tretë radhazi, e katërta në pesë vitet e fundit, në Champions.

Lojtarët do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke iu bërë thirrje tifozëve, për ta bërë atmosferën spektakolare. Konferencat zyrtare për shtyp dhe kanalet e komunikimit të Real Madridit do të përdoren për të kërkuar një “Bernabéu” të nxehtë dhe të “lyer” në të bardhë.

“Tifozët janë çelësi i finales, ata duhet të jenë me ne gjithë ndeshjen”, – tha Casemiro pas ndeshjes kundër Leganes. Cristiano Ronaldo është një tjetër lojtar, i cili do të jetë përgjegjës për ngrohjen e “Bernabeut”. Ai e bëri këtë kundër Juventusit, në çerekfinalen e kthimit, do ta bëjë të njëjtën gjë edhe kundër Bayern Munich, kur të hyjë në fushë.

Portugezi është bërë një nga udhëheqësit shpirtërorë të ekipit, jashtë dhe brenda fushës, ashtu si Marcelo dhe Sergio Ramos, dy kapitenët dhe ata që gjithmonë janë “magnet” për tifozët. Ndërkohë, Bayern Munich nuk do të jetë vetëm në “Bernabéu”. Deri në 4.000 gjermanë do të udhëtojnë në Madrid. Tifozët bavarezë e kanë shpenzuar të gjithë kuotën e biletave që u dha klubi i bardhë, i detyruar nga UEFA për këto duele, 5% të kapacitetit total të stadiumit.

Në kujtim të lojtarëve të Bayernit janë gjysmëfinalet e sezonit 2011-2012, në të cilën gjermanët e prenë biletën për në finale pas humbjes 2-1 dhe u kualifikuan përmes gjuajtjes së penalltive. Për vendësit, nga pika e bardhë dështuan Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos. Është e vërtetë se Real Madridi erdhi në kthimin e “Bernabeu” me detyrimin për të përmbysur, jo si tani, që do ta luajë ndeshjen e dytë gjysmëfinale me avantazhin 2-1, të siguruar një javë më parë në Mynih.

Related posts

E ÇUDITSHME/ TALENTI premtues i thotë jo Anglisë për kombëtaren anonime

Isa.Autor

Liverpooli merr sensacionin e kampionatit francez

Q.Autor

NË PRAG TË “COPPA AMERICA”/ Argjentina fitore të thellë kundër Nicaraguas, Messi shënon dy herë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment