Futboll La Liga Sport

“NËSE MESSI NUK DO TË QËNDROJË, ASGJË NUK…”/ Ish-ylli i futbollit beson se “Pleshti” mund të iki nga Barcelona

Ish-ylli i Barcelonës dhe Realit Luis Figo beson se nuk ka asnjë faktor që t’i ndryshojë mendjen Lionel Mesit për t’u larguar nga “Kamp Nou”.

Në një prononcim për “Marca”, ish-fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2000 shprehet se nëse “Pleshti” largohet nga Barcelona me siguri që ka arsye të forta.

“Mesi ka arsye dhe motive për të marrë një vendim të tillë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë. Çdo klub do të dëshironte të kishte një lojtar si ai, por kjo varet nga shumë faktorë si:gjendja financiare e klubit, kostoja prej pagës së tij, vullneti i lojtarëve të tjerë, etj. Në jetë, nëse dëshiron të shkosh në një vend tjetër, asgjë nuk ta ndryshon mendjen në fund fare”, deklaroi Figo.

Gjatë verës, Mesi kërcënoi Barcelonën se do të largohej pas përplasjeve të ashpra që pati me ish-presindetin e klubit Bartomeu. Në këtë çështje u përfshi dhe La Liga, e cila vendosi se kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës duhej të respektonte kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Më pas, Mesi bëri paqe dhe qëndroi në Barcelonë, por pak kohë më vonë Bartomeu dha dorëheqjen pas rritjes së pakënaqësisë së tifozëve për menaxhimin e klubit dhe skuadrës katalanase.

Related posts

Gol shqiptar në Zvicër, pikë shprese për mbijetesën

Sadik.Autor

E ARDHMJA E SANCHEZ NË DILEMË/ Inter nxjerr në shitje yllin kilian, hidhen në sulm dy gjigantët spanjoll…

Delo.autor

OFERTA E RADHËS/ PSG: Japim 90 milionë euro për Rakitiç

Sadik.Autor

Leave a Comment