Futboll Sport

Nuk ka më para, Qaka i pari që do sakrifikohet

CSM Politehnica Iași mund t’a shesë Kamer Qakën për shkak të problemeve financiare që ka. Klubi ku aktivizohet mesfushori shqiptar do të shesë shumë nga lojtarët e saj kryesor për shkak se Bashkia nuk e financon më. Për 23-vjeçarin ka shfaqur interes edhe klubi i kryeqytetit, Steaua Bucuresti.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar se për lojtarin kanë ardhur disa oferta. Një klub i Ligës së Dytë spanjolle ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e kosovarit. Bëhet fjalë për ekipin Gimnastic de Tarragona, i cili renditet në vendin e 16-të të Segunda Devision. Drejtuesit e klubit iberik thuhet që e ka ndjekur lojtarin në disa prej ndeshjeve që ka luajtur me ekipin dhe në miqësoren e Shqipërisë me Norvegjinë. Fillimisht do të ofrojnë 500,000 euro për futbollistin, gjysmën e së cilës do t’ua dorëzojnë në verë.

Drejtuesit e klubit mendojnë që Qaka do të zgjedhë FCSB, pasi do të ketë shansin që të luajë në Evropë. Mirëpo, ata kanë deklaruar se do ta shisnin lojtarin vetëm për 1 milionë euro, kështu që mbetet për t’u parë se si do të shkojnë negociatat. Presidenti i klubit të Steaua Bucuresti, Gigi Becali në një prononcim për median ka pranuar interesin për të blerë kartonin e shqiptarit.

“Qaka është një lojtar shumë i vlefshëm. Nëse unë dua ta marr atë, e marr”- ka thënë ai.

Qaka është vlerësuar gjithashtu nga shokët e skuadrës si një lojtar i jashtëzakonshëm. Madje njëri prej tyre ka thënë se “ai duket sikur vjen nga një planet tjetër”.

Related posts

Al Khelaifi: Mbappe nuk shitet as për 1 miliard euro

Sadik.Autor

SITUATA/ Kupa e Afrikës tremb gjigantët e Europës

Delo.autor

Barcelona me mision të veçantë në Paris, kërkon zëvendësusesin e Iniestës

Isa.Autor

Leave a Comment