Futboll Sport

Nuk u ngjit në Superiore, Bylisi largon dy lojtarët më të rëndësishëm

Mallakastriotët rivalizuan për javë me radhë për t’u rikthyer në Superiore, por në fund është Tirana që e gëzon këtë të drejtë. Bylisi bëri disa gabime në ndeshjet në shtëpi, ku më saktë barazimi me Pogradecin i kushtoi shumë rëndë, pasi u shkëput me 4 pikë nga Tirana që udhëhiqte kampionatin, ndërsa humbja në Berat i vuri vulën gjithçkaje për sezonin që po përfundon.

Por, në Ballsh që në momentin që e panë veten jashtë garës, vendosën që të largojnë nga formacioni disa titullarë. Portieri Xhorxheviç, por edhe mesfushori i qendrës Luiz Henrique së bashku me sulmuesin Semiao Granado nuk janë parë që të luajnë rregullisht gjatë javëve të fundit.

Në vendin e tyre u aktivizuan lojtarë të rinj në moshë, të cilëve po iu jepet dora për sezonin e ardhshëm. Dy lojtarët më cilësorë të këtij sezoni, Luiz Henrique dhe Semiao Granado që prej ditës së hënë nuk më pjesë e bardhekuqve.

Burime të besueshme bëjnë me dije se në FSHF është depozituar ndërprerja e kontratës mes palëve. Që do të thotë se në sezonin e ardhshëm ballshiotët nuk do të kenë më mesfushorin Luiz Henrique, i cili me fizikun e fortë ka vërtetuar gjatë gjithë sezonit se ka qenë pikë kyçe e formacionit të Bylisit.

Por, edhe Semiao Granado, i cili u afrua në merkaton e janarit, në 11 ndeshje që u aktivizua shënoi 4 gola. Vendimtar në disa ndeshje me golat e tij, megjithatë, aventura në Ballsh kaq ka vlejtur. Merkatoja për ta ka nisur qysh sot. Përveç këtyre dy emrave, ndryshime të tjera pritet që të ndodhin në këtë klub, ku për sezonin 2018-2019 do të ketë plot afrime dhe largime duke qenë se grupi i këtij viti nuk i arriti objektivat.

Related posts

PLAS GALLATA/ Përqeshet modeli i flokëve të Neymar në Botërorin e Rusisë (FOTO)

Sadik.Autor

NUK BINDI NË PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi me origjinë shqiptare drejt huazimit tek klubi i njohur

Delo.autor

Kukësi nuk “lëshon pe”/ Presidenti Safet Gjici ka gati 55 mijë euro për 2 super lojtarë

Sadik.Autor

Leave a Comment