Champions League Futboll Sport

Nuk ka rëndësi fitorja e Champions, Zidane i vendosur për të ardhmen

Zinedine Zidane është i vendosur për të vazhduar në krye të Real Madrid, pavarësisht nëse e fiton apo jo Ligën e Kampionëve. Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku francez ka folur për ndeshjen e kthimit që do të luajnë nesër në Madrid ndaj Bayern Munich dhe për të ardhmen e tij. 45-vjeçari vlerësoi kundërshtarët ndërsa theksoi që nuk do të ndryshojë asgjë nga sfida e parë.

“Është një gjysmëfinale tepër e rëndësishme. Nuk do të ndryshojmë asgjë nga ajo çfarë kemi bërë deri tani, përqëndrimin dhe vendosmërinë e kemi. Atë që bëmë në ndeshjen e parë, ishte mirë, ndaj duhet t’a shfaqim edhe në Bernabeu, nëse duam të kalojmë më tej”.

Nacho dhe Isco

“Janë stërvitur me ekipin, do të shohim. E rëndësishme është që lojtarët janë në 100%-ën e tyre. Nacho ka qëndruar më shumë se një muaj jashtë, por është stërvitur shumë, edhe pse pak me ne. Por, fizikisht të dy janë shumë mirë, si Isco ashtu edhe Nacho. Nuk mund të themi diçka të sigurt për Iscon, pasi nuk duam t’a rrezikojmë atë. Shëndeti është me rëndësi, pas kësaj”.

Ndeshja në Bernabeu

“Nëse më lejoni të zgjedh, gjithmonë më pëlqen të luaj në Bernabeu. Jam i lumtur që mund të luajmë para tifozëve tanë”

Finalja e Kievit

“E di që është e diçka e jashtëzakonshme të luash finalen e Champions League. Do të japim maksimumin për t’a fituar këtë sfidë, kjo është ajo që na motivon më shumë, atë që duam me shpirt. Nëse i bëjmë gjërat mirë, me motivim, kemi shumë mundësi t’a arrijmë këtë objektiv”.

E ardhmja

“Nuk varet nga fitimi apo jo i Champions-it. Dua të vazhdoj në këtë ekip. Por, ajo që më intereson më shumë është ajo që po bëjmë tani, që do të luajmë nesër ndaj Bayern. Për pjesën tjetër nuk mund të spekulojmë asgjë”- përfundoi tekniku i “Los Blancos”.

Real Madrid është në avantazh dy gola ndaj Bayernit, ndaj pritet të luajë më i qetë në “Santiago Bernabeu”, pas rezultatit 2-1 që arriti në fushën kundërshtare Mynih.

Related posts

MOMENTE TMERRI NË AJËR/ Avioni i kombëtares gjermane bën ulje të detyruar, ja shkaku… (FOTO)

Delo.autor

IBRA E ROONEY NË GARË MES TYRE/ Gara për trofeun “MVP” në futboll

Isa.Autor

FITORJA NDAJ ARSENAL-IT/ Lukaku: Ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar, tani Londra është blu… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment