Futboll La Liga Sport

DALIN STATISTIKAT/ Rekordi i Messit në Barcelonë: Më shumë gola e asiste sesa ndeshje të zhvilluara

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka arritur të thyejë shumë rekorde gjatë kohës së tij me klubin katalonas. Mirëpo, ndër statistikat më interesante të argjentinasi është fakti se ai është përfshirë në plot 801 gola, në vetëm 660 ndeshje të zhvilluara.

Duke i lënë jashtë ndeshjet miqësore, kapiteni i Barcelonës i ka bërë 660 paraqitje për ekipin e parë të “Blaugranave”. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar 576 gola dhe i ka bërë 225 asiste.

Përkundër që Messi kritikohet mjaft shpesh për paraqitjet e tij me Kombëtaren e Argjentinës, statistikat e tij janë mjaft mbresëlënëse edhe për ekipin kombëtar. Ai i ka shënuar 56 gola dhe i ka bërë 40 asiste në 128 paraqitje.

Këto statistika të Messit e lënë prapa yllin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldon, i cili i ka shënuar 589 gola dhe i ka asistuar 187 gola të tjera gjatë 787 paraqitjeve për klubet e tij, duke i përjashtuar ndeshjet miqësore.

Messi, përmes golit të shënuar në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që arrin t’i shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij. Argjentinasi e kishte thyer rekordin për më së shumti gola në këtë ligë para disa kohëve.

Përkundër që Messi u radhit vetëm në pozitën e pestë në garën për Topin e Artë këtë vit, me të cilin u shpërblye Luka Modrici, shumë persona mendojnë se argjentinasi mbetet lojtari më i mirë në futboll.

Statistikat e Messit këtë sezon e mbështesin këtë pretendim të tifozëve të Messit, pasi që ylli argjentinas ka arritur t’i shënojë 17 gola dhe t’i bëjë 11 asiste në vetëm 17 paraqitje në La Liga këtë sezon.

Për më tepër, Messi e ka ndihmuar klubin e tij edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përkundër që mungoi në dy ndeshje për shkak të një lëndimi. Argjentinasi i ka shënuar gjashtë gola dhe e ka bërë një asist ne vetëm katër ndeshje të kësaj gare.

Këtë sezon, argjentinasi e ka mesataren më të mirë në karrierën e tij sa i përket ndikimit në lojë brenda 90 minutave, përmes asisteve dhe golave të shënuara, duke i përjashtuar këtu golat e shënuara nga pika e penalltisë.

Related posts

COPA DEL REY/ Pas kualifikimit dramatik, Barcelona pret Sevilla-n në gjysmëfinale

Delo.autor

KUJTON IKONËN E FUTBOLLIT/ Legjenda Maldini: E mbaja veten për korrekt, por Maradonën e kam rrahur sepse…

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË/ Shënon Hapoeli, por nuk ka publik. Një lojtar shkon në tribunë dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment