Futboll Seria A Sport

Numrat nxjerrin zbuluar Milanin, klubi është në ankth për Evropën!

Milani rrezikon shumë në sprintin final e vendimtar të sezonit e nëse i hedh një sy shifrave kjo është shumë e qartë. Humbja me Beneventon vë në diskutim vendin e gjashtë dhe kualifikimit në Europa League. Nëse shohim renditjen, kuqezinjtë kanë 5 pikë më pak se sezonin e kaluar, por akoma më shumë shqetësues është thatësira e madhe e sulmuesve. Dhe Gattuso vendosë të shtrëngojë rripin: anulohet dita e pushimit.

Që Gattuso-s nuk i pëlqejnë dështimet kjo dihet dhe e bëri të qartë fill pas humbjes 0-1 në San Siro. Por këtë po e tregon edhe me fakte: tekniku ka vendosur të anulojë ditën e pushimit duke i thërritur të gjithë në punë. Nuk do të jetë pushim e diela pas humbjes me modestët e Serie A për disa arsye.

Milani nuk ka mundur t’i shënojë një reparti mbrojtës, atij të Benevento-s, që këtë vit ka pësuar 78 gola në 35 javë. Një problem që ka nxjerrë në pah thembrën e Aklit të kuqezinjve. Gattuso po i provon të gjitha, por mes Kalinic, Cutrone dhe André Silva, problemi i sulmuesve që shënojnë pak është një rebus që deri më tani nuk ka gjetur zgjidhje. I riu Patrick, të cilin Milani e gjeti në shtëpi, është ai që ka numrat më të mirë (15 gola në sezon 7 nga të cilët në kampionat), ndërsa dështimet janë blerjet e verës. Kalinic, i cili me Sassuolo-n u zhbllokua pas 4 muajsh agjërim ka shënuar vetëm 5 gola në Serie A, ndërsa André Silva (që ka qenë protagonist në Europa League) në kampionat ka shënuar vetëm dy herë. Shumë pak, Gattuso-s i mungojnë golat e sulmuesve dhe kjo peshon shumë.

Milani duket se po paguan faturën e sprintit të bërë pas mbërritjes së Gattuso-s në dhjetor, pak a shumë siç ndodhi me vitin e kaluar me Interin e Piolit që bëri paraqitje të shkëlqyer për disa muaj duke e gjetur veten të lodhur, mendërisht dhe fizikisht në finalen e sezonit. I njëjti skenar edhe për Milanin. Pasi u sfumua ëndrra Champions, tani edhe Europa League është në rrezik: kuqezinjtë janë të gjashtët me 54 pikë dhe numrat janë negativë. Vitin e kaluar në javën e 34-t skuadra e drejtuar nga Montella kishte 59 pikë. Dhe Gattuso duhet të ruhet pasi Atalanta dhe Fiorentina mund ta parakalojnë. Dhe do të ishte një dramë, tha Mirabelli.

Related posts

“ÇMENDURI” NË MAROK/ Raja Casablanca shpallet kampion në sekondat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Messi feston ditëlindjen/ Bashkëshortja i bën urim të ndjerë yllin argjentinas (FOTO)

Isa.Autor

“Napoli ofroi 60 milionë euro për Icardin”

Q.Autor

Leave a Comment