Futboll Sport

Derbi i Veriut/ Mezani dhe Pacult vendosin për titullarët

Laçi dhe Kukësi përballen tashmë për kampionat. Të dyja skuadrat duan pikët e plotë. Të mërkurën në “Zeqir Ymeri” nuk kishte fitues, por pas barazimit 1-1 ishte Laçi që festoi, pasi me gol fushe arriti të eliminonte verilindorët nga Kupa e Shqipërisë dhe shkoi në finale, ku do të përballet me Skënderbeun. Në fund të atij takimi pati edhe tension, ndërkohë që Ndriçim Shtubina u ndëshkua me karton të kuq dhe sot do të mungojë.

Trajneri Gentian Mezani nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes do të rikthejë Abdurrahman Fangajn, ndërkohë që ka edhe një lëvizje në mesfushë. Në vend të Bruno Lulajt aktivizohet Regi Lushkja, kurse pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar. Reginaldo në sulm do kërkojë të shënojë për skuadrën e tij dhe do të ketë ndihmën e Nikës e Uzunit. Edhe Kukësi ka mungesa për këtë takim dhe dy prej tyre janë në repartin e mbrojtjes.

Ylli Shameti dhe Simo Rrumbullaku mungojnë sërish, ndërkohë që e njëjta gjë ndodh edhe me sulmuesin Amido Balde. Trajneri Peter Pacult i ka besuar të njëjtit formacion që luajti në ndeshjen e Kupës dhe pret që këtë herë rezultati të jetë tjetër dhe skuadra e tij të sigurojë sa më parë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Laçi nga ana tjetër kërkon të ruajë ritmin e Luftëtarit, që dje mposhti Vllazninë në transfertë. Gyqtar kryesor për këtë takim është pëzgjedhur kryeyqtetasi Kridens Meta, i cili ishte edhe në fazën e dytë./EDS/

Kategoria Superiore – Java 30

E diel, më 22 prill 2018, ora 16:00

Laçi – Kukësi

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjinaj, Jonuzi, Lushkja, Nika, Kallaku, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Cale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult

Gjyqtarë: Kridens Meta, Nertil Bregasi, Dojando Myftari, Klodian Shahini

Delegat: Besnik Çela

Vëzhgues: Mhill Shkëmbi

Related posts

Shtohen problemet për Sadikun, tashmë dëmtohet me Levanten në miqësore

Isa.Autor

TOTTENHAM-INTER/ Kombinim perfekt, blerja e verës së Zikaktërve” barazon shifrat. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

PROBLEMATIKU ARGJENTINAS/ TEVEZ-Boca Juniors PRANË “divorcit” përfundimtar, ja arsyeja…

Isa.Autor

Leave a Comment