Futboll Sport

Oblak alarmon Liverpoolin e PSG-në

Oblak nuk e di se çfarë do të ndodhë në përfundim të sezonit, nëse do të jetë ende te Atletico, apo do ta veshë fanellën e një tjetër skuadre. Kjo ka alarmuar Liverpoolin e PSG-në, dy skuadrat që interesohen për sllovenin.
Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka thënë se “askush nuk e di” çfarë do të ndodhë në të ardhmen, duke insistuar se është i fokusuar vetëm që të përfundojë sa më mirë sezonin, ku Atletico ka mundësi të fitojë trofe, Europa Leaguen.

Ekipi i Diego Simeones gjendet në gjysmëfinale dhe do të luajë me Arsenalin e Arsene Wenger.

“S’ka asgjë të re. Kam kontratë që e kam nënshkruar dy vite më parë”, tha Oblak.

“Çfarë do të ndodhë askush nuk e di, madje as unë. Preferoj ta përfundojë sa më mirë sezonin, shpresoj me një titull. Më pas do të shohim, por unë kam kontratë. Nuk po mendoj për asgjë tjetër”, shtoi mes tjerash Oblak.

Related posts

ZGJEDH DOREZAT E BOKSIT PËR TË ARDHMEN E TIJ/ Evan Holyfield, djali i legjendës në gjurmët e të atit

Delo.autor

“Ronaldo? Madridi po digjet, mos i hidhni benzinë zjarrit”

Q.Autor

E KËRKON JUVENTUSI/ Përgjigja PËRFUNDIMTARE e MARSELOS i bën bardhezinjtë të…

Isa.Autor

Leave a Comment