Futboll Sport

Spanja humb organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Spanja ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian U-23 të Peshëngritjes. Qeveria spanjolle nuk i është përgjigjur letrës së dërguar më 27 mars nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF) që t’i lejojë edhe peshëngritësit e Kosovës të hyjnë në Spanjë.
Dhe për shkak që nuk i është përmbajtur afatit prej tri javësh, Spanja është njoftuar nga Federata Evropiane që ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian për Grupmoshën U-23.

Evropiani i paraparë të mbahet prej 24 deri më 31 tetor të këtij viti në La Coruna pritet të mbahet në Poloni, raporton KD.

EWF-ja të dielën e ka njoftuar Federatën e Peshëngritjes të Kosovës (FPK) për këtë.

Kryetari i FPK-së, Astrit Hasani, e ka cilësuar si fitore të sportit dhe të Kosovës anulimin e organizimit të kampionatit evropian në Spanjë

Related posts

“DUA NJË JUVENTUS MË CINIK”/ Allegri: Dybala dhe CR7 janë mirë, Ramsey të vrapojë më pak

Delo.autor

“NUK KAM NDONJË GJË PERSONALE ME ASKËN”/ Presidenti Duka: Shakohoxha? Kam përballë një komentator…

Delo.autor

PO KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Real Madrid synon të marrë shërbimet e talentit holandez…

Delo.autor

Leave a Comment