Futboll Sport

Pacult i sinqertë: Nuk e kisha menduar një fitore të tillë, Guri gati për Evropën

Kukësi zhvilloi një ndeshje të madhe në stadiumin “Zeqir Ymeri” duke mposhtur me goleadë Partizanin. Të besuarit e Pacult e dominuan kundërshtarin nga minuta e parë deri në të fundit, duke treguar se diferencat janë të mëdha mes tyre. Guri ishte lojtari i ndeshjes me një tripletë, ndërsa në përfundim të ndeshjes trajneri Peter Pacult tregohet i sinqertë, duke deklaruar se nuk e kishte menduar një fitore me një rezultat të tillë.

Fitorja e madhe – “Nuk e kisha menduar një rezultat të tillë, pasi Partizani ishte në formë. Ata bënë shumë mirë në ndeshjet e fundit. Ishte një sfidë që na shkoi mirë”.

Vendi i dytë – “Matematikisht nuk ka mbaruar asgjë. Gjë e mirë që jemi 9 pikë, por ka shumë ndeshje dhe duhet të mbajmë ritmin. Kampionati është akoma i gjatë dhe nuk ka mbaruar asgjë”.

Stabiliteti i lojës – “Fakti është që sot luajtëm më mirë se në ndeshjet e kaluara. Mendoj se pjesën e parë e kontrolluam ndeshjen me golat që shënuam. Pjesa e dytë ishte më e thjeshtë”.

Guri në Austri?  – “Jam pak i zhgënjyer, pasi e di që Nexhipi ka luajtur me Partizanin. Guri po bën shumë mirë nga ndeshja në ndeshje. Ai është gati për të luajtur në Evropë. Duhet të komplimentojë të gjithë ekipin, pasi Guri nuk mund të luajë vetëm”.

Related posts

Shevçenko rrëfehet/ Goli më i rëndësishëm dhe futbollsti më i mirë me të cilin ka luajtur

Sadik.Autor

TIFOZËT NUK E BRAKTISIN “KUQEZINJTË/ Shikoni sa të pranishëm do të jenë në “San Siro” për ndeshjen me Leccen

Delo.autor

PAS 16 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi Kean kalon PSG në avantazh, nuk e beson as vetë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment