Futboll Seria A Sport

INTERI NË KAOS/ Zbulohen arsyet e krizës së zikaltërve, ekipit i mungon…

4 ndeshje, 2 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore. Nga statistikat nuk shpëton dot. Kjo e këtij sezoni është nisja më e keqe që Interi i ka bërë kampionatit italian që nga viti 2011. Tashmë zikaltrit janë zyrtarisht në krizë dhe kjo është mënyra më e keqe për të përgatitur rikthimin në Champions League pas 7 sezonesh me Interin që të martën do të sfidojë Tottenhamin në San Siro. As Spurs-at e Pochettinos nuk po kalojnë një periudhë por të kuptohemi kjo është një çështje tjetër. Po flasim për Interin, Interin që u vendos me shpatulla pas murit nga një skuadër e vogël si Parma. Dhe nëse nga statistikat nuk shpëton dot e njëjta gjë vlen edhe për përgjegjsinë. Kjo e jona në rradhë të parë është një kritikë edhe për vetë ne, pasi e kemi mbivlerësuar më shumë seç duhet merkaton që ka zhvilluar klubi zikaltër gjatë kësaj vere, kështu që në këtë pjesë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë fajin. Por pasi e thamë këtë kalojmë tek Interi i Spallettit.

Skuadër e vendosur keq në fushë, me trajnerin që është konfuz dhe e ka të vështirë të aplikojë skema të reja. Në këtë rast gabimet paguhen. Keita nuk është një qëndërsulmues! Icardi për momentin ka harruar që është një i tillë. Vështirësia që ka hasur Interi për të shkuar te goli gjatë sezoneve të fundit është vënë në dukje edhe në këto 4 javë të para me skuadrën e Spallettit që është e varur nga finalizimet e bomberit argjentinas. Dobësia kryesore është pikërisht shterpësia përpara portës, por ky Inter vuan edhe në aspektin psikologjik ndërsa ka mangësi në aspeket teknike dhe taktike të lojës. Këtu topi kalon te trajneri Spalletti i cili ka humbur kreditet në sytë e drejtuesve edhe pse i është rinovuar kontrata deri në vitin 2021 përpara startit të sezonit. Besimi në drejtim të tij vazhdon të jetë evident por jo deri në infinit, pasi Antonio Conte vazhdon të jetë një trajner i lirë në treg. Janë thjeshtë zëra që nuk peshojnë për momentin por nëse Interi nuk ndryshon fytyrë që nga sfida e ardhshme në Champions League ndaj Tottenham. Infermieria ka filluar të mbushet me Vrsaljkon dhe D’Ambrosion që i janë bashkuar Lautaro Martinezit, me dhimbjet e kokës që shtohen për Spallettin por tashmë nuk ka më alibi. Përgjigjen tashmë duhet ta japë trajneri dhe ajo duhet të jetë bindëse!

Related posts

KUALIFIKIMI NË KUPËN E ANGLISË/ Guardiola: Kam një këshillë për Çelsin, jepi kohë… Poterit

F.autor

JUVENTUS-FROSINONE/ “Zonja e Vjetër” dyfishojnë shifrat, shënon Bonucci

Delo.autor

DËSHTIMI I HOLANDËS NË “EURO 2020″/ Po i refuzojnë të gjithë, “Tulipanët” kërkojnë rikthimin e ish-trajnerit…

Delo.autor

Leave a Comment