Futboll

Pacult kërkon finalen: Të shënojmë në ndeshjen e parë në Laç

Vendi i dytë i konsoliduar, me shansin që mund të luajnë në Champions, por edhe Kupa e Shqipërisë si mënyrë për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. Një arsye e fortë për trajnerin Peter Pacult që të mos eksperimentojë dhe të synojë finalen, ndërsa Kukësi duket gati për sfidën e parë gjysmëfinale me Laçin.

Në Kupë kemi mundësi që të dalim në finale. Luajmë kundër një ekipi të vështirë si Laçi.

Pavarësisht, vështirësive që paraqet sfida, tekniku austriak ka besim te kualifikimi, ndërsa flet edhe për atë që është objektivi i ekipit në 90 minutat e para.

Besoj që mund ta kalojmë, edhe pse Laçi është një skuadër e vështirë. Është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitiv.

Pacult foli edhe rreth portierit Enea Koliçi, që nga pikë e fortë e skuadrës tashmë ka humbur vendin e titullarit. Sipas drejtuesit të stolit të Kukësit nuk bëhet fjalë për një çështje brenda ekipit, por thjesht për zgjedhje teknike.

Nuk i kuptoj pyetjet nëse ekziston një çështje Koliçi te Kukësi.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ CHELSEA/ Guardiola: Ne po mundohemi të jemi kampionë, është emocionale për mua të…

Isa.Autor

Lahm: Guardiola është një TRAJNER SUPER, ai na ka shënjuar të gjithëve

Isa.Autor

PORTIERI PICKFORD ISHTE NË LISTËN E PENALLTIVE NDAJ ITALISË/ Trajneri Southgate: Dua të jem në Katar

Delo.autor

Leave a Comment