Futboll Premier League

United i frikësohet Realit, gati kontratë të çmendur për De Gean

Real Madrid prej tre sezonesh ka kërkuar me ngulm që të afrojë në skuadër gardianin e Manchester United, David de Gea. Sezonin e kaluar ishin shumë pranë nënshkrimit por në momentet e fundit diçka nuk shkoi dhe lojtari vazhdoi qëndrimin në “Old Trafford”. Mirëpo, siç duket Jose Mourinho ka bindur drejtuesit që të mos e shesin lojtarin tek gjigantët spanjollë.

Madje, siç raporton “The Sun”, klubi anglez ka bërë gati kontratën e re për 27-vjeçarin i cili pritet ta nënshkruajë. Në marrëveshjen e re, portieri iberik do të marrë një rrogë javore rej 350 mijë paundsh edhe për pesë vite të tjera me “Djajtë e kuq”.

De Gea iu bashkua United në vitin 2011-të nga Atletico Madrid dhe që nga i vit vazhdon të mbajë veshur fanellën e “Djajve të kuq”, me të cilët ka zhvilluar paraqitje fantastike. Madje, ka qenë një nga lojtarët më me rëndësi që ka ndikuar në shumë prej rezultateve pozitive që ekipi ka arritur të marrë në kampionat dhe Champions (para eliminimit).

Ai u përfol për një kalim të mundshem te “Los Blancos” ndërsa kontrata e tij e United përfundonte në 2019-ën. De Gea pritet të firmosë kontratën e re para se të fillojë “Kupa e Botës” në qershor- shkruan “The Sun”.

Nëse pranon të nënshkruajë kontratën e re, spanjolli do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në klub, pas Alexis Sanchez. Në një intervistë për median, ai e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Manchester, kjo pasi aty ndihet i respektuar ndryshe nga Spanja.

“Në Angli më vlerësojnë dhe respektojnë, kam një dashuri të madhe këtu”- ka thënë lojtari, sipas Goal.com.

Manchester United do të përballet në fundjavë ndaj rivalëve të Cityt, që drejtohen nga spanjolli, Pep Guardiola në kuadër të javës së 32-të të Premier League. Ndeshja do të luhet në orën 18:30 në shtëpinë e “Qytetarëve” në “Etihad”.

Related posts

Chelsea gati të paguajë 150 milionë euro për yllin e Realit

Sadik.Autor

LA LIGA/ Diego Simeone zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Numrat që spikasin në statistikat e Ligës së Kampioneve, 2017-2018

Sadik.Autor

Leave a Comment