Futboll La Liga

Valverde: Vuajtëm ndaj Alaves, por futbollistët nuk janë makina…

Ernesto Valverde foli për fitoren e Barçës kundër Alaves, një fitore që kërkoi luftë për nëntëdhjetë minuta kundër një rivali të madh. Trajneri katalanas është i qartë se ndeshja në fjalë do të shërbejë si një referencë për të tijtë në të ardhmen, se si të vuajnë për të fituar La Liga-n, tha ai në “TV Barça”: “Ne do ta mbajmë mend këtë ndeshje për shkak se ishte shumë e vështirë, me golin kundër. Edhe pse ne ishim duke luajtur mirë, duke e arritur zonën mirë, kundërshtari shfrytëzoi një kundërsulm, ku nuk ishim shumë të sigyrtë. Në fund të fundit, Alaves luajti me kohën dhe çdo herë na i mbylli shumë hapësirat. Prandaj, duhej të punonim shumë për ta kapërcyer këtë pengesë”.

Një nga çelësat për përmbysjen e rezultatit ka qenë pa dyshim Iniesta: “E vërteta është se ne kemi lojtarë të mirë, por Iniesta është një mjeshtër. Dora e Umtiti? Lojtari më tha: përveçse ta prisja dorën time, nuk mund të bëja ndonjë gjë tjetër në atë rast. Unë mendoj se prekja e topit me dorë ishte e pavullnetshme, por të gjithë e shohin këtë nga pikëpamja e tyre. Gjithmonë ka polemika, që na kanë dëmtuar ndonjëherë dhe të tjerët kanë përfituar”.

Një vlerësim edhe për Coutinho: “Futbollistët nuk janë makina, që hyjnë në një ekip të ri dhe fillojnë të punojnë maksimalisht që në ndryshimin e parë. Sidoqoftë, unë e kam parë mirë. Është një hap tjetër. Fillimisht ka luajtur 20 minuta, ndërsa sonte pak më shumë kohë. Le të shohim nëse ai do të ingranohet pak nga pak”.

Related posts

Mungesa në Botëror/ Netflix “ngushëllon” italianët

Isa.Autor

VENDIMTAR NË 2 NDESHJET E FUNDIT/ Handanovic “grushton” edhe kritikat, ja si po ndryshon sezoni i portierit…

Delo.autor

Skënderbeu vijon me përforcimet, firmos sulmuesi 21-vjeçar nga Mali

Sadik.Autor

Leave a Comment