Futboll

Pacult: Nesër ndaj Partizanit, jo ndeshja vendimtare e sezonit

Nuk kishte ndodhur më parë, nga momenti kur drejton Kukësin, që Peter Pacult të fliste rreth 30 minuta në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës. E bëri këtën sot, para supersfidës me Partizanin. Austriaku ka folur gjatë dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të gazetarëve. Partizani po kalon në një moment të mirë, por Pacult kërkon maksimumin nga skuadra e tij.

Austriaku ka disa mungesa të rëndësishme si Balde, Alla dhe Shameti, teksa këta dy të fundit e lënë zbuluar qendrën e mbrojtjes: “Nesër, ndaj Partizanit, nuk më duket ndeshja vendimtare e sezonit. Partizani ka një ecuri të mirë dhe ju e dini. Nga fitorja jonë e fundit ndaj tyre, të kuqtë kanë ndryshuar shumë gjëra, duke filluar nga trajneri. Kanë zhvilluar disa ndeshje të mira radhazi, duke marrë edhe fitore të çmuara. Prandaj, ata i janë afruar zonës europiane me 3 pikë.

Sidoqoftë, pa marrë parasysh ecurinë e Partizanit, ne kemi një mundësi të madhe nesër për ta mbajtur këtë rival në distancë. Fakt është se kemi disa probleme në ekip. Javët e fundit i kemi fituar pikët pa bërë lojën që dua të shoh. Sa i përket ndeshjes së nesërme, nuk duhet motivim shtesë. Të gjithë lojtarët e mi e dinë rëndësinë e saj.

Gjatë gjithë javës kam pasur biseda me skuadrën, së cilës i kam bërë me dije se kur të kënaqet me veten, atëherë vjen humbja. Nuk kemi asnjë motiv për t’u vetëkënaqur.
Ua kam tërhequr vëmendjen lojtarëve, pasi jemi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe, për fat të keq, kam marrë shembull Flamurtarin, i cili në fillim të sezonit ishte në krye, ndërsa tani është pas nesh.

Shpresoj që lojtarët e mi ta kenë marrë dhe kuptuar mesazhin. Ne kemi kualitete për ta mposhtur Partizanin, por duhet një lojë më e mirë se në ndeshjet e tjera. Kërkoj nga lojtarët që të japin gjithçka në fushë. Nga ata me më shumë eksperiencë pres ta zgjidhin ndeshjen nesër.

Mungesat? Nuk kemi gati dy qendërmbrojtësit dhe kjo është e rëndësishme. Sa i përket Shametit do të presim edhe sot e nesër, për të parë nëse mund të luajë. Ai është një lojtar me përvojë dhe do ta vendosë vetë nëse duhet të jetë nesër, apo jo. Në sulm kishim një opsion si Balde, por dëmtimi që pësoi në Kamëz më bëri t’i ndryshoj planet.

E kisha kuptuar se ka probleme që në stërvitje, por ai nuk u ankua. Tani do të mungojë për 3-4 javët në vazhdim. Dëmtimi i Balde më irritoi, pasi nuk më tregoi asgjë. Jam trajner që nuk fus në lojë një lojtar të dëmtuar, që nuk është në gjendje të luajë. Dua që në përfundim të ndeshjes mos të ankohet se kishte probleme”.

Related posts

DUAN TITULLIN NË SPANJË/ Del në shitje skuadra që ka bërë historinë e qytetit

Isa.Autor

“DHURO PËR SHQIPËRINË”/ Tirana-Kukësi nis me solidaritet për viktimat e tërmetit

Delo.autor

LIVERPOOL BËN MREKULLINË/ Barcelona “KAPITULLON” në “Anfield” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment