Futboll

Probleme pa fund, a sfidohet dot kështu Skënderbeu?

Kamza tanimë ka një trajner të ri, por gjithçka nis nga një sfidë mjaft e vështirë kundër Skënderbeut në Korçë. Skuadra juglindore sapo është njohur me vendimin e CAS-it për rikthimin e titullit kampion të sezonit 2015-2016, ndaj edhe do të jenë shumë të motivuar, duke ia bërë edhe më të vështirë skuadrës nga periferia e kryeqytetit, që javëve të fundit ka humbur shumë terren dhe ka vetëm katër pikë më shumë se Teuta e vendit të parafundit.

Sot Komisioni i Disiplinës i dënoi ata për të luajtur një ndeshje pa tifozë, por fatmirësisht zhvillohet kundër Lushnjës dhe do të duhet të triumfohet detyrimisht në atë takim. Për trajnerin e ri, Julian Ahmatajn, grupi nuk do të jetë i plotë për ndeshjen me korçarët, pasi sfida me Kukësin ka lënë pasoja. Dy prej lojtarëve titullarë të skuadrës, Bruno Arrabal dhe Stevan Racic, janë të pezulluar me kartonë, pasi të verdhët e marrë ndaj kampionëve në fuqi ishin të 12-ët.

Mbetet për t’u parë nëse do të paguhet gjoba për Erlis Frashërin, i cili pas takimit me Laçin u pezullua me katër ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe për të qenë në fushë në Korçë duhen paguar 2 milionë lekë. Fatmirësisht rikthehet Taulant Kuqi, i cili me shumë gjasa do të rikthehet të luajë në qendër të mbrojtjes, kurse dilema është kush e zëvendëson brazilianin Arrabal në mesfushë.

Ahmataj duhet të vendosë që sot se si do të luajë dhe ka njëfarë kurioziteti se si do ta rreshtojë skuadrën e tij tekniku nga Elbasani, që ka marrë përsipër të sigurojë mbijetesën me Kamzën, që në gjirin e saj ka mjaft lojtarë me eksperiencë, por edhe elementë të rinj cilësorë. Sigurisht ndeshja me Skënderbeun nuk mund të jetë barometri real, për vetë forcën e kundërshtarit dhe kohën e shkurtër në dispozicion për të përgatitur skuadër për këtë takim.

Related posts

“NJË FRIKË KJO QË KA MBETUR E TILLË/ “Ylli” e Realit rrëfen dramën: Mendoja se do të humbja këmbën…

Delo.autor

YOUNG BOYS-TIRANA/ Ndizet sfida! Vendasit shpërdorojnë rast të artë, bardheblutë kundërpërgjigjen me Kale (VIDEO)

Delo.autor

​Zyrtare: Arsenal shet yllin e skuadrës tek Valencia

Q.Autor

Leave a Comment