Gossip Sport

Pamela Anderson, hajmalia e Marseille ndaj Salzburgut

Pamela Anderson, vazhdon t’a mbështesë të dashurin e saj në çdo ndeshje që ai luan. Aktorja kanadeze ishte e pranishme në stadium në fitoren 2-0 që skuadra e partnerit të saj, Marseille arriti ndaj Salzburgut.

I dashuri i saj, Adil Rami, ishte titullar në këtë takim, ndërsa u përshëndet edhe nga 50-vjeçarja, që ndodhej në tribunë me mikeshat e saj. Pamela është shpërngulur që nga fundi i vitit të kaluar në Francë, për të jetuar me mbrojtësin 32-vjeçar. Francezi duket tmerrësisht i dashuruar me aktoren kanadezo-amerikane, e cila nuk nguron që t’ia shprehë dashurinë futbollistit edhe në intervistat që jep për median.

Florian Thauvin dhe Clnton Njie shënuan dy golat e fitores për Marseille në kuadër të gjysmëfinales së parë, ndërsa javën tjetër më 3 maj do të përballen në fushën e austriakëve për ndehsjen e kthimit.

Related posts

“E ÇMENDUR” PAS RONALDOS/ Erjona Sulejmani: Nuk do rezistoja dot nëse… (FOTO)

Delo.autor

REFUZON LARGIMIN NGA KLUBI/ Atletico nuk dëshiron të shesë mbrojtësin Hernandez në…

Isa.Autor

Super-talenti premtues i thotë PO Bayern Munchen

Sadik.Autor

Leave a Comment