Futboll

63 ditë nga Kupa e Botës, 63 drama të përjetuara (VIDEO)

Afërsisht duhen dhe dy muaj kohë, më 14 qershor, të jemi të saktë, Kupa e Botës numër 21 do të nisë të luhet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës dhe do të nisë kundër Arabisë Saudite. Kjo na lejon që të shijojmë numërimin e mbrapsht të kohës. Mes të tashmes dhe nisjes së Kupës së Botës, ne do t’iu hedhim një sy statistikave nga historiku i këtij turneu ditë për ditë.

Numri 63 në Kupën e Botës përkon me numrin e ndeshjeve që kanë shkuar në kohën shtesë. E para prej të cilave ka qenë në Botërorin Itali 1934: 3-2 fitoi Austria kundër Francës. Jo çuditërisht, disa nga ndeshjet më të paharrueshme në historinë e finaleve të Botërorëve janë vendosur gjatë një periudhe prej 30 minutash shtesë, kur nervat janë në limite dhe gabimet mund të jenë të kushtueshme.

Finalet e tre turneve të fundit, të fituara nga Italia (Gjermani 2006), Spanja (Afrika e Jugut 2010) dhe Gjermania (Brazil 2014), u vendosën të gjitha pas kohës normale, 90 minuta. Ndoshta 30 minutëshi shtesë më dramatik është ai i finales së Anglisë 1966, megjithatë, vendasit mundën Gjermaninë Perëndimore 4-2, falë një triplete të Geoff Hurst, edhe pse disa mbështetës të Mannschaft argumentojnë se Hurst vetëm shënoi dy gola atë ditë.

Një nga kohët shtesë që mbahet më shumë mend në një Kupë Bote është ajo e gjysmëfinales së Botërorit të Meksikës në vitin 1970 mes Italisë dhe Gjermanisë Perëndimore, e cila prodhoi pesë gola dhe në fund italianët fituan me rezultatin 4-3. Gjermania Perëndimore u përfshi në një tjetër gjysmëfinale klasike, kur në Botërorin e Spanjës në vitin 1982 ata u vendosën në fushë kundër Francës, ndeshje që në mënyrë dramatike shkoi në shtesë dhe më pas çdo gjë u përcaktua nga penalltitë.

Dhe kush mund të harrojë Roger Milla-n, i cili mposhti Rene Higuita-n duke shënuar në kohën shtesë, ku Kameruni eliminoi Kolumbinë në raundin e 1/16-ave në Botërorin e Italisë në vitin 1990, apo ndeshjen e Botërorit të Afrikës së Jugut në vitin 2010 ku në fazën çerekfinale u përballën Gana me Uruguain? Në atë ndeshje pamë Luis Suarez-in, i cili ndaloi topin me dorë në vijën fatale një minutë para se të mbyllej koha shtesë, ndërsa Asamoah Gyan humbi penalltinë. Me mirësinë më të madhe, La Celeste fitoi në atë mbrëmje.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk ishte i preferuari i Kontes, Interi merr vendimin për mesfushorin Vecino…

Delo.autor

Real mëson nga gabimet e Barçës, “blindon” të ardhmen me klauzola marramendëse

Q.Autor

FUT NË SHERR LOJTARËT E EKIPIT/ Guardiola: Lojtarët e mirë duelojnë e rivalizojnë mes tyre, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment