Futboll Ligue 1

Paris SG bën gati ofertën për të nënshkruar me mesfushorin francez

Drejtuesit e Paris SG po kërkojnë të nënshkruajnë me mesfushorin francez N’Golo Kante, sipas “UOL Esporte”. Ylli i Chelsea-t, ka qenë në skuadrat e Parisit për një kohë të gjatë, por në atë periudhë ai nuk la ndonjë përshtypje të madhe dhe u largua.

Tani duket se janë bërë pishman dhe 27-vjeçari është objektivi numër 1 i presidentit Nasser Al Khelaifi. Ideja e tyre është të gjejnë një zëvendësues për Thiago Motta, marrëveshja e të cilit do të përfundojë këtë verë dhe pas disa sezonesh duke luajtur në nivelin më të lartë, duket se italiani ka humbur fuqinë e disa viteve të fundit. Për këtë arsye PSG po shikon për një zëvendësues, që ka mushkëri për të përballuar një sezon të gjatë.

Një tjetër emër i madh në listë është mesfushori i Monaco, Fabinho, i cili pëlqehet gjithashtu edhe nga Manchester United dhe Juventusi. Megjithatë, Kante vlerësohet 60 milionë euro, një çmim që Paris SG e konsideron shumë të lartë, megjithëse kanë shpenzuar mbi 400 milionë euro për vetëm dy lojtarë, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Me kampionët e Anglisë, që me shumë mundësi nuk do të jenë edicionin e ardhshëm në Champions League, Kante mund të dëshirojë të luajë për një ekip, që është në kërkim të lavdisë evropiane dhe PSG është ekipi i përsosur. Thomas Tuchel pritet të jetë trajneri i ri i ekipit dhe objektivi i tij i vetëm është të ketë sukses në Champions League, një trofe aq i lakmuar nga presidenti Nasser Al Khelaifi. 27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm në ekipin e Chelsea dhe me afrimin e tij PSG do të “blindonte” edhe mesfushën.

Related posts

Panucci: Ramadani me stof lideri, dua fitoren ndaj Norvegjisë

Sadik.Autor

EMILIANO SALA MBËRRIN NË ARGJENTINË/ Sot varrimi i futbollistit (FOTO)

Delo.autor

“TELENOVELA” HYSAJ VAZHDON/ Milan futet në garë për mbrojtësin shkodran, ja oferta

Delo.autor

Leave a Comment