Futboll Seria A Sport

FITORE ME “POKER”/ Juventusi shkëlqen pa titullarët, askush si Kean në 37 vite

Juventus i ka dhënë një mesazh të fortë Atletico Madrd-it në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të Champions League, ku skuadra e Allegri-t do të duhet të përmbysë një disavantazh 2-0 për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Bardhezinjtë, me gjysmën e titullarëve në stol, kanë marrë një fitore bindëse 4-1 në shtëpi kundër Udinese-s në javën e 27-të të kampionatit italian, të cilin e kryesojnë me 19 pikë avantazh ndaj Napoli-t, që ka një ndeshje më pak.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Moise Kean, sulmuesi 19-vjeçar i bardhezinjve, i cili ka zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kean (19 vjeç, 8 ditë) ka realizuar dy golat e parë të bardhezinjve (11′, 39′) dhe është bërë lojtari më i ri i Juventus-it që shënon të paktën dy gola në një ndeshje të Serisë A që nga koha e Giuseppe Galderisi-t (18 vjeç, 329 ditë) në shkurtin e 1982-shit.

Emre Can (67′) ka realizuar golin e tretë pas një penalltie të fituar nga Kean, ndërsa Matuidi (71′) ka kompletuar “pokerin” e bardhezinjve. Miqtë kanë gjetur golin e ngushëllimit me Lasagna-n (85′), i cili ka mposhtur Szczesny me një goditje të bukur me të majtën.

Lajmi i vetëm i keq për “Zonjën” ka qenë dëmtimi i pësuar nga Andrea Barzagli në minutën e 25-të të pjesës së parë.

Related posts

BEFASON Alonso/ Tifozëve në Montekarlo t’u kthejmë lekët e biletës…

Sadik.Autor

NGA RINOVIMI TEK KUNDËRSHTARI I RADHËS/ Pioli: Messia nuk është një përrallë, Menja luan titullar

Delo.autor

Lamtumirë Manchester United

Q.Autor

Leave a Comment