Futboll Premier League

Pas refuzimit nga Tuchel, Arsenali gjen një tjetër emër të rëndësishëm

Te “Topçinjtë” po shpresonin që të firmosnin me gjermanin Tuchel, por ky i fundi duket se ka preferuar Parisin si destinacion e tij të ardhshëm. Nga ana tjetër, Arsene Wenger pritet të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni, pas më shumë se 2 dekadash pa fitimin e trofeve prestigjiozë në klub. Drejtori ri Sportiv i Arsenalit, Raul Sanllehi mendohet të jetë çelësi i transferimit të 47-vjeçarit, i cili gjithashtu është përfolur për një transferim të mundshëm te Chelsea, për të pasuar Antonio Conte.

“Diario Sport” shkrujti në fillim të muajit një artikull se pavendosmëria dhe mungesa e përkushtimit detyroi klubin londinez të shikonte për të tjera alternativa. Lajmi shkruante gjithashtu se edhe Maurizio Sarri ishte një alternativë, por italiani nuk e mendon largimin nga Napoli. Gjithashtu Enrique mësohet se ka refuzuar në dhjetorin e kaluar edhe ofertën për të pasuar trajnerin Eduardo Berizzo te Argjentina, sepse nuk dëshironte ta merrte projektin në mes të sezonit. Në fakt Luis Enrique është një teknik i lirë që pas largimit të tij nga Barcelona në vitin 2017. 47-vjeçari është në pritje të ofertës së duhur dhe një projekti të madh, për të nderuar një skuadër triumfuese. 

 

Related posts

Firmino dyfishon shifrat me një gjuajtje perfekte, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

NESËR SFIDA VENDIMATRE! Shqipëria, historia shkruhet ndaj Polonisë!

F.autor

KA 270 FANELLA NË KOLEKSIONIN E TIJ/ Dybala zbulon dy më të rëndësishmet

F.autor

Leave a Comment