Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FIORENTINËS/ Spalletti: Icardi? Shpresoj të kthehet, por ne…

Trajneri i Interit, Luacino Spalletti, ka folur për InterTV në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të dielën në mbrëmje kundër Fiorentinas në kampionatin italian.

Në lidhje me ndeshjen: “Fiorentina është në formë. Luan në mënyrë të organizuar, lojtarët e dinë kur duhet të presin dhe kur duhet të kundërsulmojnë. Nuk është një moment i mirë për t’u përballur me ata. Megjithatë, ne shkojmë në Firence pa frikë”.

Rikthimi i Icardi-t: “Shpresoj që të kthehet sa më shpejt, por ne nuk varemi nga një lojtar. Po kalojmë një moment të mirë forme”.

Lautaro në rrezik: “Rrezikon skualifikimin nëse merr karton? Është një djalë i zgjuar, por kur shënon nuk e përmban dot gëzimin. Shpresoj që të jetë më i kujdesshëm me fanellën në të ardhmen”.

Gara për Champions-in: “Ne kemi kaluar një moment të veçantë, sepse nuk kemi arritur të mbrojmë avantazhin që kishim në  renditje. Gjithsesi, është e rëndësishme që kemi gjetur cilësitë tona”.

Europa League: “Eintracht Frankfurt është një kundërshtar i fortë, një nga ato skuadra që mund të shkojnë deri në fund. Fakti që ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit kundër ekipeve si Marseille dhe Lazio tregon se janë të fortë, por ne duhet të kemi dëshirë të matemi me skuadra të tilla”.

Related posts

(Video), simulimi më absurd në histori e futbollit

Sadik.Autor

FLET PËR INVESTIMET NË MERKATO/ Presidenti i ri i klubit italian ironizon Milanin: Shpenzoi kot 200 milionë euro…

Delo.autor

Më në fund! Griezmann vendos sonte për të ardhmen (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment