Futboll Sport

Pas Tiranës, Uefa dënon edhe një tjetër klub të njohur

Mesa duket se klubi zvicerian i futbollit Sion do dënohet sërisht nga UEFA. Këtë here jo për shkak të aktivizimit të parregullt të një lojtari në fushën e blertë, por për shkak se ka shkelur rregulloren e liçensimit të UEFA-s.

Në vendimin e komisionit të displinës  të UEFA-s, të mbledhur javën e kaluar u vendos përjashtimi i klubit nga të gjitha kompeticionet e ardhshme të UEFA-s, në rast se do të kualifikohej në sezonet e 2018/19 dhe 2019/20 si dhe duhet të paguaj një gjobë prej 250,000 eurosh.

Komisioni disiplinor i UEFA deklaroi se Sion ka mashtruar në dokumentacionin e dorëzuar përpara pjesëmarrjes së tyre në Europa League këtë sezon, ku nuk ka deklaruar një borxh prej 950,000 eurosh (1,18 milionë dollarë) që i detyrohej klubit francez Sochaux. Edhe pse klubi deklaroi që mungesa e dokumentacionit nuk ka si synim shmangjen e detyrimeve financiare, por bëhet fjalë thjesht për një gabim administrativ nga ana e klubit, rregullorja e UEFA-s e specifikon qartë që klubet e kanë të ndaluar të marrin pjesë në kompeticionet Evropiane nëse kanë detyrime të papaguara ndaj palëve të treta. Gjithashtu UEFA theksoi që bilanci financiar që dorëzohet në UEFA duhet në çdo moment të jetë korrekt dhe i saktë, sepse në të kundërten është e pamundur që të aplikohet një politikë korrekte në liçensimin e klubeve si dhe nuk mund të ketë një mbarëvatje të Fair Play-t financiar.

Kujtojmë që te Sion aktivizohen Lenjani dhe Kukeli dhe klubi aktualisht renditet në vendin e nëntë në kampionatin zvicerian dhe është pothuajse e pamundur kualifikimi në kompeticionet evropiane për sezonin 18/19.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Drita merr kreun, Gjilani ngec në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja…

Delo.autor

Drejtuesit e Juventus takohen me super- menaxherin, Jorge Mendes

Sadik.Autor

TREGON NDRYSHIMIN MES DY KLUBEVE/ Mbrojtësi Rami: PSG ka disa kampionë, ndërsa Manchester City ka lojtarë…

Delo.autor

Leave a Comment