Boks Sport

Tyson Fury kërkon 50% të fitimit nga dueli me Joshua

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit kampion bote Anthony Joshua (mban titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO), ka konfirmuar edhe një herë se Tyson Fury ka kërkuar një ndarje 50-50 të të ardhurave nga një duel mes tyre.

Jo vetëm kaq, por Fury (i pamposhtur në ring) ka kërkuar që të zhvillojë edhe 4 duele të tjera të lehta para se të kryqëzojë dorezat me Joshua, në një “derbi britanik” në peshat e rënda në boks. “Kam qeshur kur Fury më ka bërë këtë propozim. Është e paimagjinueshme që Fury të marrë një shumë të njëjtë me Joshua”, tha Hearn.

Fury nuk dëshiron që ta zhvillojë tani duelin me Joshua, por pas një viti, pasi të ketë zhvilluar 3-4 duele të lehtë, ndaj rivalëve pa shumë pretendime. Kam biseduar me të dje, ai është një njeri me karakter të fortë.

Më telefonoi dhe mër kërkoi që të duelojë me këta boksierë të lehtë. Madje më ka dërguar edhe një listë me emra dhe më pas më kërkoi 50% të fitimit në duelin me Joshua”, u shpreh Eddie Hearn në lidhje me ofertën e Fury. Ky i fundit ka konfirmuar se pas 2 vitesh e gjysmë pushim, do të rikthehet në ring më 9 qershor, në një duel që do të zhvillojë në Manchester.

Related posts

DREJTOI I RI ME DORË TË HEKURT/ Revolucioni i pashmangshëm, një formacion i plotë pritet të largohet nga PSG-ja

F.autor

Napoli nis kontaktet me trajnerin Newcastle United

Sadik.Autor

“MË KENI BËRË TIFOZIN TUAJ”/ Shpëtim Gjika i thur elozhe Vllaznisë

Delo.autor

Leave a Comment