Futboll Premier League

Paul Ince: Liverpool ende s’ka skuadër për të fituar Premier Leaguen

Liverpool mund të jetë një skuadër që di të sfidojë në Ligën e Kampionëve, por jo edhe në Premier Ligë

Reds shihen si njëra prej skuadrave më të mira këtë sezon në Europë, por në kampionatin vendorë mos vazhdimësia e tyre ka bërë që ata të mos shpresojnë për titull të kampionit.

Reds kanë qenë “heroik” këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe janë 90 minuta larg kualifikimit në gysmëfinale ku shkojnë me një avantazh të madh në City këtë javë.

“Faktet flasin vetvetiu. Manchester City do ta fitojë Premier Ligën me një diferencë prej 18 – 20 pikë që është shumë nga 38 ndeshje. Njerëzit mund të thonë se ata janë këtu për shkak se nuk kanë pasur presion nga gara”, tha Paul Ince.

“Por, kur e shikoni Liverpoolin, kemi ende pyetje për vazhdimësinë e rezultateve të tyre. A munden ata të shkojnë në Watford në Vicarage Road për të treguar autoritetin e tyre dhe për të marrë tri pikë? Ata arritën javën e kaluar në Crystal Palace. Por, të mposhtësh Spurs dhe Manchester United është mbi të. Manchester City i janë përgjigjur këtyre pyetjeve. Liverpool kanë treguar shenja se munden – por ata po ashtu treguar se ende nuk janë gati, sidomos para periudhës së Krishtlindjeve”.

Related posts

TEUTA-TIRANA/ Ndeshja pritet të jetë mjaft e “luftuar” dhe me ritëm në “Niko Dovana” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHEIKU HYN FUQISHËM NË VERË/ PSG ka në plan t’i rrëmbejë “Los Blancos” 3 yjet…

Delo.autor

TRONDITET SPANJA/ Një tjetër kampion BOTE largohet nga kombëtarja (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment