Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MERR RRUGËN NGA GJERMANIA PËR TË PARË “KUQEZINJTË”/ Tifozi i veçantë: Interesi është për…

Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do të inaugurojë stadiumin e ri përballë kampionëve të botës, sfidë që mbyll edhe ndeshjet në grupin ‘H’ të eliminatoreve.

Kuqezinjtë nuk do të kenë presion e rezultatit, pasi shpresat për kualifikim u shuan që në Turqi, por sonte do të tentojnë që ta nisin me këmbën e mbarë në stadiumin e ri. Por, 90′ nuk do të jenë të lehta, kur mendon se përballë do të jenë as më pak dhe as më shumë, por kampionët e botës.

Një shqiptar që jeton në Gjermani ka marrë rrugën për në Shqipëri, specifikisht për të parë kombëtaren përballë kampionëve të botës. Për mikrofonin e Report TV, ai tregon se nuk po ‘shfrytëzuar” këtë ndeshje për të parë yjet e futbollit botëror, por ato shqiptarë.

“Atmosfera është shumë e bukur dhe jam shumë i gëzuar që më në fund kemi një stadium dinjitoz. Unë kam ardhur dje enkas nga Gjermania. Jam tifozë i përhershëm. Interesi është për kombëtaren tonë, jo për Francën, se po të kishim interes për Francën do kishim shkuar në Francë”, tha tifozi.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Freuler “çmend” portierin Neuer, Gjermania ngushton me Werner (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

NDJESHJE PËR T’U HARRUAR/ Çmenduria e Cavani-t, që i kushtoi kartonin e kuq kundër Brazili-t

Delo.autor

Leave a Comment