Futboll Seria A

Pellegrini mohon transferimin tek Juventusi, gati rinovimi me Romën

“Nuk do të shkoj tek Juventusi”. Me këto fjalë Lorenzo Pellegrini qetëson tifozët e Romës. I shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit për një transferim të tij te “Zonja e Vjetër”, 21-vjeçari u shpreh shumë i sigurt për të ardhmen e tij, duke përgënjeshtruar kështu çdo lajm lidhur me të ardhmen te verdhekuqtë.

Mesfushori po kalon një moment të mirë nën drejtimin e Di Francescos dhe për këtë ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Gjithsesi, ishte vetë futbollisti ai që mohoi çdo mundësi largimi. Nga ana tjetër edhe drejtuesit e skuadrës nga Trigoria kanë nisur bisedimet me menaxherin e futbollistit për rinovimin e kontratës.

Related posts

“OPERACIONI SHKOI MIRË”/ Pioli për rikthimin e Tomorit: Sikur të ishte në dorën e tij…

Delo.autor

ZYRTARE/ Trajneri Niko Kovac rinovon me Borussia Dortmundin

F.autor

CHAMPIONS/ Lewandowski del huq, Gnabry ndëshkon Lyon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment