Futboll Sport

“BUZËQESH” PIOLI/ Milani rikuperon tre elementë të rëndësishëm për sfidën ndaj Empolit të shqiptarëve

Lajme të mira për Stefano Piolin: Zlatan Ibrahimoviç, Alesio Romanjoli dhe Olivie Zhiru u stërvitën me pjesën tjetër të grupit të enjten në mëngjes dhe të tre do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së shtunës mbrëma në “San Siro” kundër Empolit.

Kapiteni u rikuperua nga problemi në kofshë që e kishte penguar gjatë derbit të Kupës së Italisë dhe e detyroi të humbiste ndeshjen e madhe me Napolin, ndërsa dy sulmuesit janë gati për një stafetë të re kundër ekipit ku militojnë shqiptarët Bajrami, Asllani e Ismajli. Ibra dhe Zhiru, megjithatë, tani janë gati për të udhëhequr sulmin kuqezi në ndeshjen me djemtë e Andreacolit.

Francezi është i destinuar të jetë përsëri titullar, ndërsa Zlatani duhet të luajë disa minuta si zëvendësues.

Related posts

Klopp konfirmon largimin e 8 lojtarëve nga Liverpool para fillimit të sezonit

Isa.Autor

Shqipëria U-17 nis grumbullimin për miqësoret ndaj Bosnjës, zbardhet lista

Sadik.Autor

“ANULONI OLIMPIADËN”/ Qindra japoneze portestë gjatë ceremonisë së hapjes “Tokio 2020” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment