Futboll

Fifa shuan ëndrrën e Ibrahimoviçit për në Botëror

Ish sulmuesi i Manchester United që tani luan për skuadrën LA Galaxy , kishte shpresuar se do të mund të kthehet me Kombëtaren e Suedisë për t’u paraqitur në botërorin në Rusi

Zlatan Ibrahimovic mund të mos luaj në Botëror për shkak të një rregulle të FIFA e cila ndalon rikthimin e atyre lojtarëve që janë pensionuar në Kombëtare, në këtë rast Ibrahimovic ka paralajmëruar pensionimin nga Suedia.

Ai nuk luajti asnjë rol në kualifikimin e suedezëve në Botëror, pasi që ishte larguar nga kjo Kombëtare gjatë Euro 2016, por ka qenë i hapur për t’ju bashkuar lojtarëve të Janne Anderson për kompeticionin global.

Kapitulli katër, neni 25 i kodit të etikës së FIFA’s thotë: Personat, në bazë të këtij kodi, që ndalohen për të marrë pjesë, si direkt ashtu edhe indirekt, apo ndërlidhen me Kombëtaren në aktivitete të ndryshme si; baste, kumor, llotari dhe ngjarjet të tjera si transaksione që kanë të bëjnë më ndeshjet e futbollit.

Ata janë të ndaluar për të marrë pjesë në çdo mënyrë, si aktivisht apo pasivisht, me kompanitë, sqetësmet, organizimet, etj që bëjnë promoterët, aksionarët apo fitime të tjera të këtij lloji.

Por, Ibrahimovic ka theksuar se ai “nëse dëshiron mund të kthehet” pasi që është duke u stërvitur për ta përfaqësuar vendin e tij përsëri.

“Vazhdimisht jam intërvistuar nga hetuesit për përfshirjen në kompani basti në karrierën time, por deri me tani nuk ka asgjë ku unë jam akuzuar”, ka thënë Ibrahimovic edhe pse më parë ai kishte lajëmruar se ka filluar një partnership me kompaninë e Bethard, ku u bë ambasador i saj.

“Me Bethard është diçka tjetër. Është një kompani me bazë në Suedi, themeluesit janë nga qyteti i imë dhe janë sfidues të vërtetë të cilët i bëjnë gjërat ndryshe”.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Suedisë shpreson në arritjen e një kompromisi, duke shpresuar se një kompromis do të arrihet. “Nëse një lojtarë reklamon në kontekst të ndryshëm, është një problem tërësisht ndryshe me të cilën përballet federata. Kjo nuk ka të bëj asgjë me rregulloren e FIFA’s dhe kodin etik të saj. Këto dy gjëra janë tërësisht të ndryshme”, ka thënë sekretari i federatës hakan Sjostrand për Aftonbladet.

Related posts

NGRE NË QIELL MESFUSHORIN ALCANTARA/ Wijnaldum fjalë magjike për spanjollin: Më ka impresionuar me gjithçka

Delo.autor

“SHQIPTAR LIND, NUK BËHESH”/ Rrëfimi i babait të Nedim Bajramit: Gjyshi e ndoqi kudo, jemi edukuar me…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja vendimi që merr Spalletti për ish-kapitenin “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment