Futboll Sport

Pjesa e parë/ Abazaj dhuron spektakël, Rapa përfundon në spital

Luftëtari është në rrugën e duhur për të marrë pikët e plota në ndeshjen kundër Flamurtarit, teksa ka shënuar dy gola në pjesën e parë me anë të Kristal Abazajt. Gjirokastritët duan të ruajnë vendin e tretë në klasifikim dhe në fund të sezonit të marrin pjesë në Kupat e Europës. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e parë, teksa portieri Adis Nurkovic, në tentativë për të larguar topin, e përplasi te një nga shokët e skuadrës dhe u kthye pas në drejtim të portës së boshatisur. Abazaj shfrytëzoi momentin dhe shtyu në rrjetë.

Festë në Gjirokastër, ndërkohë që Bregu e Aleksi më pas kërkojnë edhe golin e dytë. Me epërsinë e krijuar, bluzinjtë presin dhe me kundërsulme zbresin disa herë përpara, duke qenë të rrezikshëm. Në të 33’ minuta ishte Abazaj ai që realizoi golin e dytë, këtë herë duke ekzekutuar një goditje dënimi. Kur të gjithë prisnin që tropojani të krosonte, sulmuesi anësor shtangu portierin mik, që u detyrua ta nxirrte topin për të dytën herë nga rrjeta. Në fund të pjesës së parë trajneri Hasan Lika u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar, pasi Rapa u dëmtua dhe në vend të tij u fut Beqiri. Mbrojtësi qendror mori ndihmën e parë dhe më pas u dërgua në spital për t’u parë më mirë nga specialistët. Pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Luftëtarit.

Kategoria Superiore – Java 31

Luftëtari – Flamurtari 2-0
Shënues: 
Abazaj 1’, 33’

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa (Beqiri 41’), Jakovljevic, Demo, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Deliaj, Sidibe, Useini, Muarem, Touncara, Nedeljkovic. Trajner: Ardi Behari

Gjyqtarë: Adrian Beqiri, Ermal Barushi, Denis Agaraj

Karton i verdhë: Deliaj 43’

Related posts

NUK NDALET TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ E çuditshme, komenti i vjehrrës të sulmuesit bëhet viral në internet (FOTO)

Delo.autor

DEBUTIM FANTASTIK ME BAYERN/ Sulmuesi Sane: Më vjen pak keq që poshtëruam ish-skuadrën time

Delo.autor

Shokojnë tifozët e Lacios/ Fletushka KUNDËR GRAVE në 10 rreshtat e parë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment