Futboll Seria A Sport

Pjesa e parë/ Costa shtang Handanovic, Vecino tradhton Interin

45’ minutatat e para në “Giuseppe Meazza” u mbyllën me fitoren minimale të Juventusit pas golit të shënuar nga Costa. “Zonja e Vjetër”, e administroi lojën pas golit të brazilianit, duke i lënë shumë pak hapësira Interit, që provoi me Candreva. Anësori ishte i rrezikshëm në disa zbritje në sulm, por Juve mbrohet mirë dhe e mbylli në avantazh pjesën e parë. “Zonja e Vjetër” e nisi me marsh të lartë ndeshjen dhe pas 14’ minutash e pa veten në avantazh. Douglas Costa shënoi një gol mjaft të bukur duke e lënë të palëvizur portierin e Interit, Handanovic pas krosit nga Cuadrado.

Juventusi luan më bukur në këto minuta, ndërsa Vecino tradhton shokët e ekipit duke i lënë zikaltrit me dhjetë lojtarë, me arbitrion, që i tregoi të kuqin pas një ndërhyrjeje të gabuar (18’). Candreva dhe Perisic janë lojtarët që marrin më tepër përgjegjësi, por Buffon është i sigurt me daljet e tij duke e mbajtur portën të paprekur. Në shtesë Juve shënoi edhe golin e dytë me anë të Blaise Matuidi, por me ndihëm e VAR dhe pas protestave të shumta arbitri e anuloi golin, pasi mesfushori erdhi nga një pozicion i parregullt. Kjo pjesë u mbyll me pak raste, por me vendasit më kërkues, sidomos pas golit të shënuar nga bardhezinjtë.

Inter (4-2-3-1): 1 Handanovic; 7 Cancelo, 37 Skriniar, 25 Miranda, 33 D’Ambrosio; 11 Vecino, 77 Brozovic; 87 Candreva, 8 Rafinha, 44 Perisic; 9 Icardi. Trajner: L.Spalletti

Juventus (4-3-3): 1 Buffon; 7 Cuadrado, 15 Barzagli, 24 Rugani, 12 Alex Sandro; 6 Khedira, 5 Pjanic, 14 Matuidi; 11 Douglas Costa, 9 Higuain, 17 Mandzukic. Trajner: M.Allegri.

Related posts

HISTORIKE/ Finalja e Coppa Libertadores: Superclasico River Plate-Boca Juniors

Isa.Autor

MILAN NXERR NË SHITJE PIATEK/ Ja klubet e interesuara për shërbimet e “Pistoletës” polake

Delo.autor

Botërori 2018/ Nuk mjaftoi sherri, forma e një titullari tërbon Low

Sadik.Autor

Leave a Comment