Futboll Ligue 1 Sport

Everton dhe Inter shfaqin interes për mesfushorin e Nantes

Ylli i ri i Nantes ka impresionuar me paraqitjet e tij në nivel te të rinjve dhe qysh tani krahasohet me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba

Quhet Kamal Bafounta është duke u përcjell nga Everton dhe Inter pas paraqitjeve të tij derisa ai ka marrë epitetin nga media si Paul Pogba i ri.

Bafounta, 16 ka përfaqësuar Francën nën moshat 16 vjeçe që nga nëntori i 2017 ku u shqua për paraqitjet e tij në turneun e Val de Marne në Japoni.

Mënyra se si ai e dirigjon mesfushën ka bërë që ai të merr referencën si “Pogba i ri”. Kjo ka bërë që pas tij të vihen 3 skuadra të mëdha, Everton, Inter dhe Sevilla.

“Ai erdhi në Lyon kur ishte 11 vjeç”, tha Johan Renard, ish trajner i Bafiuntas tani drejtor i transferëve në Lille, për Goal.

“Herën e fundit që e kam drejtuar Kamalin ishte nën moshat U-15, kur ai ishte 13 vjeç. Po luanim kundër Bourg Peronnas dhe në minutën e 30 ai mori topin dhe kalojë katër apo pesë lojtarë dhe mandej shënoi”, ka thënë ish trajneri i tij.

“A mund të konsiderohet një ekstrevagant më i vogël se Pogba por ka një stil që është si i tij, ndoshta edhe më mirë”.

Deri me tani Everton konsiderohet skuadra që është shumë afër nënshkrimit me adoleshentin. Madje, përfaqësues të Bafountas ishin në Goodison Park ku thuhet se janë afër për të arritur një marrëveshje me ta.

Edhe Inter është shumë aktiv për të siguruar shërbimet e të riut, madje e ka ftuar në fushat e veta stervitore për të parë kushtet dhe diskutuar kalimin në qytetin e Milanos. Pak me jo aktive është Sevilla, e cila po ashtu është vënë pas shërbimeve të tij.

Related posts

DO TË SHKRUAJË HISTORINË/ Yamaha nis punën për të projektuar motorin që nuk rrëzohet

Delo.autor

PËRBUZË TRIUMFIN KROAT/ Xavi: Ja kush duhet ta fitojë çdo vit “TOPIN E ARTË”…

Isa.Autor

NGA MESSI TEK DE JONG/ Trajneri Koeman synon të rikthejë Barçën e Cruyff

Delo.autor

Leave a Comment