Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid pa yllin e ekipit ndaj Bayern

Pas pësoi një dëmtim në shpatull gjatë fitores së Real Madrid ndaj Bayern, testet kanë buluar një tërheqje që do ta mbajë jashtë për dy-tre javë Isco-n.

E sigurt është që Isco do të mungojë për ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich në Bernabeu dhe El Clasico-n ndaj Barcelona-s më 6 maj.

Tifozët e Spanjës gjithsesi mund të rrinë të qetë pasi lojtari pritet të jetë shëruar për Kupën e Botës. Nëse Real do të kalonte në finale, dhe nëse rikuperimi do të shkonte pa probleme ai duhet të jetë gati edhe për finalen e Champions League.

Por dëmtimet në shpatull janë delikatë dhe Real pritet t’i japë kohë të mjaftueshme lojtarit të rikuperohet.

Ai pritet të zëvendësohet nga Mateo Kovacic, por Zidane mund të vendosë të fusë në fushë edhe Gareth Bale ose Karim Benzema.

Related posts

KATËR FITORE RRESHT/ Bayern Munchen shkon drejt titullit të dhjetë radhazi kampion

F.autor

HUMB KONTROLLIN E TIMONIT/ Piloti Leclerc del nga pista dhe përplaset me muret ndarës (VIDEO)

Delo.autor

PRETENDON SE E KA DËMTUAR “MAGJIA E ZEZË”/ Sulmuesi 24-vjeçar rrëfen tmerrin: Karriera ime do kishte marrë fund nëse…

Delo.autor

Leave a Comment