Champions League Futboll

Pjesa e parë në Champions / Liverpool tmerron City-n, Roma ndëshkon veten (VIDEO)

Liverpool ishte i papërmbajtshëm në “Anfield Road” në takimin kundër Manchester City-t në 45 minutat e para të takimit të parë çerekfinal të Ligës së Kampioneve.

“Të kuqtë” vunë në vështirësi “Qytetarët” që në nisje dhe pas golit të Mohamed Salah, miqtë nuk ditën t’a mblidhnin më veten.

Mane 31′

Çamberlein 21′

Salah 12′

Sa herë që vendasit dilnin në kundërsulm, krijonin panik në prapavijën e City-t. Liverpool realizoi edhe 2 gola të tjerë. Chamberlain në të 21’ lëshoi një predhë të pakapshme, ndërsa Mane hodhi KO në të 31’ miqtë. City ka edhe 45 minuta kohë të mund t’i rregullojë gjërat, por me këtë rival do të jetë shumë e vështirë.

Ndërkohë Barcelona e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Romës. Goli i takimit u shënua nga De Rossi në portën e tij në minutën e 38. Por verdhekuqtë kanë mundësi që t’i ndreqin gjërat në pjesën e dytë.

Gol: De Rosi aut. 38′

Related posts

OFERTA E MILANIT PËR ARMANDO BROJËN/ Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

F.autor

Arsenal zyrtarizon goditjen e parë, gati marrëveshja për mbrojtësin grek

Sadik.Autor

BONUCCI REZULTON POZITIV ME COVID-19/ “Kuqezinjtë” në panik për yllin e skuadrës, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment