Futboll Seria A

Spalletti nuk fokusohet te rezultati, Gattuso i gëzohet barazimit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti foli në konferencë për shtyp pas barazimit pa gola në derbin ndaj Milanit në “San Sito” në një ndeshje që kishte pak nga të gjitha, edhe gola por të anuluar.

Tekniku i zikaltërve shpreh: “Ndihem mirë, pasi skuadra zhvilloi një ndeshje duke treguar se dinte çfarë të bënte. Kjo është gjëja e bukur, pasi rezultati vjen më vonë. Për ne nuk ndryshon asgjë që Milani qëndron -8 pikë. I kemi lënë aq pikë mbrapa sa të jenë ende në lojë. Gjithsesi më vjen keq sepse 3 pikët do të ishin shumë për ne.”

A meritonte Interi më shumë? “Nuk më intereson, nuk bëj këtë lojën e avantazheve, të pozicionit jashtë loje të Icardit, që nuk ishte, të golit të gabuar… Ja diskutime që ia lë kohës të tregojnë të vërtetën.

Ne zhvilluam një ndeshje të mirë, duhet të paraqitemi kështu edhe në takimet e mbetura, të jemi të këqinj. Unë shoh një Inter të fortë dhe jam optimist për të ardhmen. Jam i lumtur me atë që lojtarët po japin në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, trajneri i Milanit, Rino Gattuso e komentoi kështu derbin: “Është një pikë e merituar, pasi rrezikuam më shumë se një herë që të ishim në disavantazh. Interi meritonte diçka më shumë, pasi na bëri të vuajmë. Ne gabuam në shumë pasime.

Jam i lumtur për pikën e marrë. Në nivelin e cilësisë duhet të bënim më mirë. Do ta mbaj fort këtë pikë, pasi rrezikuam të humbnim. Sigurimi i Champions League? Për aq kohë sa ka shpresë, do të vazhdojmë të luftojmë. Duhet të rikuperojmë energji dhe të kuptojmë përse në 20 minutat e fundit gabuam kaq shumë. Disa lojtarë nuk ishin mirë fizikisht.”

Related posts

Aguero: Nuk ka shanse që unë dhe Mesi të luajmë bashkë në Kupën e Botës

Sadik.Autor

CHELSEA humbi finalen e Superkupës, WILLIAN vendos për të ARDHMEN

Isa.Autor

REKORD “GUINNESS”/ Drejton prej 58 vitesh të njëjtën skuadër, trajneri rinovon kontratën

Delo.autor

Leave a Comment