Futboll Sport

Pjesa e parë/ Shumë e thjeshtë për Barçën, e ka Kupën e Mbretit në dorë

Përfundoi pjesa e parë e finales së Copa del Rey, midis Sevilla-Barcelona. Një pjesë e parë që ka folur vetëm për blaugranat, që kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga sulmuesi uruguaian, Luis Suarez. Ky gol erdhi në minutën e 14-të pas një kundërsulmi të shpejtë nga ana e Barcelonës, dhe nga një assist të Philippe Coutinho-s.

Goli i dytë në këtë ndeshje mban firmën e yllit të ekipit Lionel Messi, i cili ka përfituar nga një assist të Jordi Alba, duke e dyfishuar rezultatin. Atëherë kur mendohej që pjesa e parë do përfundonte me këtë rezultat, është përsëri uruguaiani, Luis Suarez, në minutën e 40-të të ndeshjes pas një asistimi perfekt nga ana e Lionel Messi ka sigluar rezultatin në 0-3.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me Barcelonën që mund të quhet fituese e Copa del Rey, por për të mësuar më shumë duhet të presim fundin e ndeshjes.

Sevilla – Barcelona  0-3

Golat: Suarez 14’, 40’; Messi 31’

Barcelona (4-4-2): Cillessen, Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Jordi Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Coutinho, Messi dhe Suarez. Trajner:Ernesto Valverde

Sevilla (4-2-3-1): Soria; Navas, Mercado, Lenglet, Escudero; Banega, N’Zonzi; Sarabia, Mudo Vázquez, Correa, Muriel. Trajner: Vincenzo Montella

Arbitër: Jesus Gill

Kartonë të verdhë: Mercado; Escudero

Related posts

SFIDA NDAJ INTER/ Dueli i bomberave të minutës së fundit, mbrojtësi Hysaj pritet titullar ndaj “Zikaltërve”

Delo.autor

Kampionët e Gjermanisë, mbyllin sezonin me humbje të thellë ndaj Stuttgartin (VIDEO)

Sadik.Autor

BAYERN KA ZHDUKUR ÇDO EMOCION/ Në Bundesliga duan ndryshim radikal për t’i dhënë fund “tiranisë”

Delo.autor

Leave a Comment