Futboll Premier League Sport

SHTYU SHOKUN E SKUADRËS ALIOSKI/ Ja komenti që bën Granit Xhaka në rrjetet sociale… (FOTO)

Dy futbollistët e Arsenalit Granit Xhaka dhe Kieran Tierni kanë sheshuar gjithçka mes tyre pas barazimit 0-0 me Lidsin në fundjavë. Kapiteni i Zvicrës shkaktoi pakënaqësi në rrjetet sociale teksa mbrojti lojtarin kundërshtar Ezgjan Alioski përpara shokut të skuadrës Tierni, pasi ky i fundit debatoi me futbollistin e Maqedonisë së Veriut.

Në një mesazh të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Xhaka del në foto me skocezin Tierni ku shfaqen të dy të gëzuar. Lojtari shqiptar e shoqëron foton me komentin se “janë bashkuar dy mëngjarashët e Arsenalit”.

Në sfidën e fundit mes Arsenalit dhe Lids Junajtid, sulmuesi i “Topçinjve” Nikolas Pepe u penalizua me karton të kuq pasi goditi me kokë futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Ezgjan Alioski, por pamjet treguan se ky i fundit më tepër simuloi. Në fund të ndeshjes, Tierni shkoi të debatonte me Alioskin, por Granit Xhaka e shtyu shokun e skuadrës duke ndarë të dy lojtarët.

Opinionistët në Angli e kritikuan Xhakën që nuk bëri detyrën e shokut të skuadrës.

“Bashkimi i mëngjarashëve! Asnjë problem”, shkruan Xhaka në “Facebook”.

Related posts

ZYRTARE/ U transferua me bujë te skuadra holandeze, del lojtar i lirë mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

SUPER PROJEKTI/ Barcelona ka gati 300 milionë euro për riemërimin e “Camp Nou”

Sadik.Autor

PRAPASKENAT/ Klop tentoi të merrte mbrojtësin Juventusin, bardhezinjtë hedhin poshtë 62 milionë e euro

Delo.autor

Leave a Comment