Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Rikthehet “errësira” te Milan, Benevento fiton në “San Siro”!!!

Benevento ka fituar 1-0 në “San Siro” kundër Milan, duke shkaktuar një befasi të jashtëzakonshme në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A.

Benevento shënoi me anë të sulmuesit Pietro Iemmello, kur u mbush gjysmë ore lojë.

Miqtë luajtën me dhjetë futbollistë në dhjetë minutat e fundit, pas kartonit të kuq të marrë nga Diabate, pas kartonit të dytë të verdhë, gjithsesi arritën të mbrojnë fitoren historike. Kjo ishte fitorja e parë e Benevento jashtë fushe në historinë e saj në Serie A.

Milan nuk fiton prej gjashtë ndeshjesh dhe kjo ka bërë që jo vetëm të heq dorë nga përfundimisht te prania në Champions sezonin e ardhshëm, por gjithashtu të vërë në rrezik praninë në Europa League.

Nga ana tjetër, Benevento ka rënë matematikisht në Serie B dhe është në vendin e fundit të kampionatit, por mund të krenohet me faktin se nuk ka humbur asnjë ndeshje ndaj kuqezinjve, sepse krahas fitores së djeshme, ata barazuan 2-2 në fazën e parë me një gol të shënuar nga portieri në minutën e fundit.

Sezoni i Milan u ndreq për një moment, pas ardhjes së trajnerit Gattuso, por tani ekipi kuqezi është rikthyer sërish në tunel, pasi fitorja e tyre e fundit daton rreth një muaj më parë, më 18 mars kundër Chievo.

Related posts

“DJALLI” SHKON NË “FERR”/ Liverpool likuidon Milan, kuqezinjtë jashtë europe

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Nuk jam inferior ndaj askujt dhe nuk kam frikë askënd

Delo.autor

FUTET NË LUFTË MES JUVENTUS DHE “LOS BLANCOS”/ PSG kërkon shërbimet e yllit të Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment