Futboll Sport

Pjesa e parë/ Vllaznia ndalet nga fati, Shkurtaj alarmon Luftëtarin

Vllaznia dhe Luftëtari e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0-0. Ndeshja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi shkodranët kanë nevojë për pikët e mbijetesës, ndërsa gjirokastritët për pikët e Evropës. Vendasit ndodhet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me pikë të barabarta me Teutën, por me golavarazh më të keq. Në krahun tjetër, Luftëtari lufton me Laçin dhe Partizanin për pjesëmarrjen në Evropë. Gjirokastritët ndodhen 1 pikë larg Partizanit.

Pjesa e parë – Takimi nisi me ngadalësi, pasi të dy ekipet nuk rrezikuan shumë në minutat e para. Të dy skuadrat e nisën duke studiuar njëra-tjetrën dhe nisën të rrezikonin me kalimin e minutave.  Shkodranët ishin më këmbëngulës me topin nën zotërim. Vendasit kishin më shumë iniciativë të ndërtonin, ndërsa miqtë shihnin më shumë të dilnin me anë të kundërsulmeve. Rast shumë të mirë kishte Lika, i cili goditi dhe traversën, pas një aksioni të mirë me Vucajn. Në krahun tjetër, portieri Alen Sherri ishte thuajse turist, pasi nuk kishte asnjë rast të rrezikshëm. Luftëtari nuk e shfrytëzoi si duhet kundërsulmin, pavarësisht se kapi disa herë në epërsi numerike vendasit. Dëmtimi i Shkurtaj është një tjetër goditje e hidhur për trajnerin Lika.

Pjesa e dytë pritet të jetë më e luftuar, pasi të dy skuadrat nuk pajtohen me këtë rezultat. Vllaznia ka nevojë për këtë fitore, ndërsa nuk mbetet mbrapa as Luftëtari. Mbijetesa e vendasve dhe Evropa e miqve kalon dhe nga ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. /EDS

Kategoria Superiore, java e 30-të

Vllaznia – Luftëtari 0-0
E shtun
ë, ora 16:00, stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Ribaj, Lika, Sukaj. (Në dispozicion:  Selimaj, Pjeshka, Bardulla, Kalaja, Tafili, Gurishta, Çinari)Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rapa, Jackson, Ramadani, Aleksi, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj (Lamçja 44’). (Në dispozicion: Ruçi, Demo, Beqiri, Minga, Aurelio, Janku). Trajner: Hasan Lika
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja Rejdi Avdo, Denis Rexha
I katërt: Adrian Beqiri
Kartonë të verdhë: Krymi 17’ /Rroca 34’
Delegat: Alban Tafaj
Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Related posts

Federata angleze, gati plani prej 180 milionë sterlinash

Q.Autor

“KISHA PREMTUAR SE…”/ Piu birrë nga atletet e Tuchel, tekniku gjerman komenton veprimin e mbrojtësit (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton i zhgënjyer: Komisarët më hoqën fitoren, ja çfarë ndodhi në pistë

Delo.autor

Leave a Comment