Futboll Sport

Pjesa e parë/ Lushnja i bën rezistëncë Kamzës

Përfundon me rrjeta të paprekura (0-0) pjesa e parë e takimit Kamza – Lushnja që po zhvillohet në qytetin e Kamzës. Lushnja që e ka siguruar rënien nga kategoria tashmë kërkon që të marrë me vete Kamzën, e cila nuk po arrin që të dalë te loja e vetë apo që të krijojë raste për shënim.

45 minuta të vakëta, ku portierët kanë pasur shumë pak punë. Më tepër është luajtur në mesfushë, ndërsa blutë e drejtuar nga Julian Ahmataj u kujtuan që të sulmojnë vetëm në fundin e ndeshjes. Lushnja nga ana tjetër jo vetëm që u mbrojt mirë, por kërkoi që të shfrytëzojë rastet e krijuara me Sefën, Cankën apo dhe Pepën.

Temperatura optimale në Kamzë për një ndeshje futbolli, por në fushë lojtarët vendës nuk po përgjigjen në mënyrën që pritej. Lushnja ka bërë rezistencë në 45 minutat e para, duke mbajtur larg sulmin vendës.

Raste sporadike nga skuadra e Julian Ahmatajt, por që ekipi i drejtuar nga Ilirjan Gjyla është më i vendosur në fushë dhe sapo gjen rastin krijojnë kundërsulme në portën e mbrojtur nga Avdyli. Sefa dhe Canka kombinohen mirë me njëri-tjetrin, megjithatë, mbrojtja e Kamzës është në ditë të mirë.

Saktësisht, Kamza u zgjua vetëm në dhjetë minutat e fundit të takimit, aty ku kërkoi me ngulm kalimin në avantazh. Por, mbrojtja verdhejeshile ishte e vendosur mirë, apozicionale dhe nuk lejoi që kuadrati të goditej në ndonjë rast të veçantë. Mbetet të presim se çfarë zhvillimesh do të na sjellë pjesa e dytë e ndeshjes.

Kamza – Lushnja 0-0

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Cukovic, Kuqi, Zguro, Fukui, Arrabal,  Malaj, Mehmeti, Plaku, Fili. Trajner: Julian Ahmataj

Lushnja: Bejte, Meto, Premçi, M.Korreshi, Magani, Branica, Taullau, Gava, Papa, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Enea Pashaj, Nuri Rrapaj, Emirion Sino

Delegat: Lysien Nurishmi

Vëzhgues: Mikel Shestani

Related posts

Probleme për Barcelonën/ Skuadra spanjolle humbet 2 lojtarët kryesor

Sadik.Autor

KA EDHE KËSHTU/ Formacioni më i mirë i Holandës? E tregon një TIFOZ me…tatuazh

Isa.Autor

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

Leave a Comment