Futboll

Pjesët e para/ Çmenduri në Shkodër, në Gjirokastër ndalen te tranversa

Janë mbyllur pjesët e para në Shkodër dhe Gjirokastër, në dy ndeshje mjaft të rëndësishme, teksa Vllaznia dhe Teuta duan pikë mbijetese, kurse Luftëtari synon të sigurojë një vend në kupat e Europës. Në stadiumin “Loro Boriçi” nuk është se pritej ndonjë mrekulli dhe shkodranët po fitojnë pastër, kurse në takimin tjetër ka luftë të madhe sportive mes bluzinjve dhe durrsakëve të drejtuar nga Gentian Begeja.

VLLAZNIA-TEUTA
Vllaznia e mbylli pjesën e parë me fitoren e pastër 3-0 kundër Lushnjës. Ekipi shkodran zgjidhi gjithçka shpejt që në fillim të ndeshjes. Lushnjarët nuk rezistuan më shumë se 6 minuta në stadiumin “Loro Boriçi”. Ishte sulmuesi Xhevahir Sukaj që arriti të shënonte golin e parë. Një top i gjatë nga mesi i fushës nxori zbuluar para portës shkodranin, i cili gjuajti menjëherë dhe e mposhti portierin Spaho mjaft bukur. Goli nuk uli ritmin e skuadrës shkodrane, që kërkoi të siguronte avantazhin. Kuqeblutë vijuan me sulmet e tyre dhe vetëm pas 9 minutave ishte radha e Ribajt për të kopjuar Sukajn.

Topi i gjatë i Vucajt, sulmuesi  nuk gaboi para Spahos me një gjuajtje fluturimthi. Goli i tij i dha qetësi skuadrës shkodrane, që tashmë duhet të administrojë ndeshjen, por ishte Sukaj ai që në shtesë shënoi një gol të çmendur nga mesi i fushës dhe me rezultatin 3-0 duket gjithçka e mbyllur. Lushnja e ka prerë biletën për Kategorinë e Parë dhe zor të reagojë. Miqtë pretenduan një penallti me anë të sulmuesit kryesor, Jetmir Sefës, por asgjë për gjyqtarin Kuka. 45-minutat e para e panë si turist portierin shkodran Alen Sherri.

LUFTËTARI-TEUTA
Ndeshja nisi me një rast të pastër goli për skuadrën vendase, që pas një topi të gjatë të Ramadanit topi shkoi në këmbët e Shkurtajt pas gabimit të Shkallës. Sulmuesi vlonjate hezitoi fillimisht të godiste dhe më pas u ndal nga portieri Moçka. Minuta të tëra të skuadrës së Luftëtarit që kërkon hapësira, por Teuta është e qartë në lojën e saj dhe pret momentin për të kundërsulmuar. Shkurtaj të të 32’ kishte një tjetër mundësi shënimi, por sulmuesi nuk arrin të finalizojë aksionin e skuadrës së tij. Disa minuta më vonë ishte Dejvi Bregu dhe Abazaj që iu afruan golit me dy goditje të njëpasnjëshme. Fillimisht ishte traversa që ndali Luftëtarin dhe deri në fund të pjesës së parë nuk pati gol, edhe pse Hila për Teutën mund ta ndryshonte rezultatin.

Kategoria Superiore – Java 28
E shtunë, më 7 prill 2018, ora 14:00

Vllaznia – Lushnja 3-0
Shënues: 
Sukaj 6’, 46′, Ribaj 15’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Lika, Krymi, Vucaj, Çinari, Sukaj, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Ruço, Mone, Branica, Taullau, Alushi, Pepa, Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Denis Rexha, Proletar Puto, Klajdi Kola
Kartonë të verdhë: Taullau 36’

Luftëtari – Teuta 0-0

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rrapa, Jackson, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Shkalla, Hakaj, Beqja, Hila, Çyrbja, Dediç, Alhasan, Latif. Trajner: Gentjan Begeja

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Redvan Shaba, Laver Alla
Kartonë të verdhë: Rroca 21’ / Hila 22’

Related posts

E PABESUESHME NË ANGLI/ Njihuni me futbollistin më të shpejtë të kampionatit (FOTO)

Delo.autor

AKSIDENTI TRAGJIK/ Identifikohen katër nga nëntë trupat e shkrumbuar, një prej tyre i Kobe Bryant

F.autor

MOMENT PREKËS NË MAROK/ Tifozi diagnostikohet me kancer, ultrasit mblidhen te shtëpia e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment