Futboll Premier League

S’ka fitues në derbin e Liverpool, heronjtë janë portierët

Derbi i parë i ditës së sotme në Premier League mes Everton dhe Liverpool ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 në Goodison Park ishte një ndeshje që nuk pati emocione të mëdha dhe kjo për shkak të impenjimit të Liverpool në Champions League që ka detyruar Klopp të bëjë shumë ndryshime në formacion.

Salah mungoi për shkak të një dëmtimi të pësuar në mesjavë në sfidën ndaj City-t ndërsa Firmino ishte në stol pasi ka luajtur shumë minuta në ndeshjet e fundit. Edhe krahët kishin ndryshuar dhe i vetmi pozicion i pandryshuar nga ndeshja me City-n ishte qendra e mbrojtjes. Në pjesën e parë mundësi shënimi kishte nga të dyja krahët, Solanke për vizitorët dhe Bolasie nga distanca për vendasit mund të kishin zhbllokuar rezultatin por si Pitchfork, ashtu edhe Karius ishin dy prej lojtarëve më të mirë në fushë për pritjet e tyre.

Pas pushimit ritmi i lojës ishte në rënie dhe vetëm në minutat e fundit Everton u mundua të bënte diçka dhe shpërdoroi disa mundësi të mira në një ndeshje që nuk arriti asnjëherë nivelin e pritur nga tifozët dhe analistët. Barazimi ishte rezultati më i drejtë për derbin e Liverpulit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Facebook siguron të drejtat e transmetimit të eventit në…

Sadik.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ Propozimi i klubit të Serisë A: River-Boka të luhet në Itali në stadiumin LEGJENDAR të…

Isa.Autor

SHQIPONJË edhe në SERBI/ Shorti i rezervon SHAQIRIT një vizitë në… “FERR”

Isa.Autor

Leave a Comment