Futboll Premier League

Plani i Manchester United për të ringjallur “Old Trafford”

Manchester United kërkon të injektojë gjak të ri në tribunën Stretford End duke ofruar mijëra bileta me vlerë 20 euro për 18-25 vjeçarët.

Klubi anglez po shqyrton opsionet për të përmirësuar atmosferën e Old Trafford pas kritikave të tifozëve dhe trajnerit Jose Mourinho.

Këtë mëngjes klubi shpalli një ngrirje çmimesh për biletat për të shtatin vit radhazi. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e United kanë zbuluar planin për të rritur zhurmën në stadiumin legjendar për të mbështetur sa më shumë ekipin.

Ata kanë prezantuar një biletë të re 20 euro në pjesën e  poshtme të Stretford End e cila mund të blihet nga tifozë të moshës 18-25 vjeç.

Klubi thotë se kjo do të forcojë atmosferën vibrante në të njëjtën kohë duke ndihmuar tifozët e rinj të shijojnë ndeshjen me bileta të lira.

United gjithashtu do të ofrojë edhe ulje çmimesh. 50% ulje për tifozët nën 18 vjeç dhe ata mbi 65 vjeç dhe 25% për tifozët nga 18 deri në 20 vjeç.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Interi e Barcelona premtojnë spektakël, sfida zjarri në Napoli e Dortmund

Isa.Autor

LIVE/ Torino-Milan, Andrea Belotti kalon vendasit në epërsi, shënon nga pika e bardhë

Delo.autor

E PAPRTUR/ INTERI bëhet gati për RIKTHIMIN e madh, braziliani: Jam shumë i lumtur për…

Isa.Autor

Leave a Comment