Futboll Seria A

Luciano Spalletti rinovon me Inter, nëse klubi kualifikohet në Champions League

Raportohet se Luciano Spalletti do të nënshkruajë një kontratë të re me Inter deri në 2021, vetëm nëse klubi kualifikohet në Champions League.

Trajneri iu bashkua Zikaltërve në verë pasi u largua nga Roma dhe i ka udhëhequr drejt vendit të katërt në Serie A pas 29 ndeshjeve.

Sipas Gazzetta dello Sport, nëse skuadra milaneze përfundon sezonin mes katër më të mirëve, Spalletti-t do t’i ofrohet një kontratë e re e cila zgjat deri në 2021.

Nëse kjo ndodh, Suning do të jetë gati të përforcojë skuadrën për sezonin e Champions League, me trajnerin që më përpara ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e investimeve.

Inter nesër do të ndeshet në derbi me AC Milan në ndeshjen e prapambetur që u shty për shkak të vdekjes së papritur të Davide Astorit.

Sfida e shumëpritur do të zhvillohet në orën 18:30 në San Siro.

Related posts

“QETËSOHU”/ Po bëhet virale, shihni reagimin epik të arbitrit ndaj lojtarit të Udineses (VIDEO)

Delo.autor

Golden State leksion Spurs, fitojnë Philadelphia e New Orleans

Sadik.Autor

Zidane: Cristiano është shembull për të gjithë

Q.Autor

Leave a Comment