Bundesliga Futboll Sport

Bayern bën hapa konkret për të blerë Hysajn

Elseid Hysaj është një nga lojtarët më të kërkuar për momentin nga skuadra të mëdha Europiane. Jo vetëm në Itali, por edhe në Spanjë, Angli dhe Gjermani janë të interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë të Shqipërisë.

Hysaj ka bërë paraqitje të mirë këtë vit me Napolin duke luajtur jo vetëm në pozicionin e tij natyral, por edhe në rolin e mbrojtësit të majtë. Ka rënë në sy për grintën dhe spektaklin që ka dhuruar në fushë, teksa ka pasur të interesuar nga Chelsea, Arsenal dhe Manchester United në Angli.

Por, më pranë lojtarit këtë herë shfaqen gjermanët e Bayern Munich, të cilët në mbrëmjen e së dielës në Milano kanë qenë në stadium për ta vëzhguar nga afër mbrojtësin kuqezi. Mbrojtësi i krahut të djathtë në formacionin e Sarri-t iu ka pëlqyer shumë bavarezëve, duke parë që në këtë klub po i përfundon kontrata brazilianit Rafinha.

Vlera e Hysaj – Lojtari në momentin e rinovimit dy vite më parë pati edhe një klauzolë për prishjen e kontratës, pra në rast shitjeje. Një klub duhet të paguajë 50 milionë euro për vlerat e tij sipas drejtuesve të Napolit. De Laurentiis në këtë moment e sheh të pamundur që të shitet në këto shifra, por brenda muajit prill pritet që të përcaktohet  e ardhmja e shkodranit.

Related posts

Valtteri Bottas kritika skuadrës: Mercedes ka nevojë për modifikime

Isa.Autor

Rritet presioni te Skënderbeu/ Ilir Daja dhe vendimi i CAS-it bëhen çështje në kampin korçar

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ndryshon stadiumi dhe orari në super përballjen Kukësi-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment